Ja kush është miliarderi më i ri në botë - Business Magazine Albania

Ja kush është miliarderi më i ri në botë


Bashkëthemeluesit e Stripe u bashkuan në radhët e miliarderëve më të rinj në botë, pasi kompania e pagesave online njoftoi një raund të ri të financimit javën e kaluar në të cilën kompania u vlerësua me 9.2 milionë $.

Vëllezërit Patrick Collison dhe John Collison tani kanë të paktën 1.1 miliardë $ secili pasi Stripe me bazë në San Francisko mori një financim prej 150 milionë $ nga CapitalG, një ndarje e investimeve të kompanisë Alfabeti dhe General Catalyst Partners. Me investimet e fundit, vlerësimi për startup-in pothuajse u dyfishua. Në korrik 2015 një raund për mbledhjen e fondeve e ka vlerësuar kompaninë në 5 miliardë $.

Para raundit të fundit, Collisons kishin në pronësi rreth 30% të Stripe, sipas një burimi të afërt me kompaninë. Pas investimit prej 150 milionë $, FORBES vlerëson se secili prej vëllezërve zotëron të paktën 12% të kompanisë.

Në moshën 26 vjeçare, John Collison, president i Stripe, është tani miliarderi më i ri i vetë-bërë në botë – dy muaj më i ri se themeluesi i Snapchat Evan Spiegel, i cili është gjithashtu 26. CEO i Stripe Patrick Collison 28 dhe bashkëthemeluesi i Snapchat Bobby Murphy, 28, janë të tjerë miliarderë të vetë bërë nën moshën 30 vjeçare. Miliarderja më e re në botë është norvegjezja Alexandra Andresen, 20 vjeç, e cila ka trashëguar 42% të kompanisë në pronësi të familjes Ferd me motrën e saj Katharina Andresen, 21. Motrat kanë secila nga 1.2 miliardë $ pasuri.

Vëllezërit Collison iu bashkohen gjashtë miliarderëve të tjerë irlandezë në Listën Botërore të Forbes të Miliarderëve dhe tani janë miliarderët më të rinj të Irlandës, edhe pse ata jetojnë dhe punojnë në San Francisko. Manjati i ndërtimit Pallonji Mistry, 87 vjeç, është miliarderi më i pasur i Irlandës me një pasuri prej 13 miliardë $.

Stripe përpunon pagesat online për klientët, duke përfshirë Lyft, Kickstarter dhe Wish. Kompania nuk ka deklaruar të ardhurat, por burime të industrisë vlerësojnë se ka përpunuar rreth 20 miliardë $ vitin e kaluar. Për çdo transaksion që përpunon, Stripe merr 2.9% të transaksionit plus 30 cent, e përkthyer kjo me rreth 450 milionë $ të ardhura për 2015. Wall Street Journal ka thënë se rritja e vëllimit të pagesave të kompanisë pritet të kalojë 40%, sipas një personi të njohur me këtë çështje.

Stripe është kompania e dytë e vëllezërve. Kompania e tyre e parë ishte Shuppa, e cila u bashkua me një tjetër startup të vogel Auctomatic, një kompani që ndërton software për shitësit eBay, në vitin 2008. Vëllezërit studiuan në kolegj në SHBA-John shkoi në Harvard dhe Patrick shkoi në MIT, por të dy u tërhoqën për të ndjekur atë që më vonë u bë Stripe.

“Inkurajues suksesi që ka qenë deri më sot, ne kemi arritur kaq shpejt qëllimet e përcaktuara për veten”, tha Patrick Collison për Forbes në janar të vitit 2016. “Në qoftë se dikush këtu mendon se Stripe e ka mbyllur me kaq, do të jetë jashtëzakonisht problematike për ne. ”

 

burimi: Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0