Ja disa mënyra si të jeni një menaxher i mirë

Ja disa mënyra si të jeni një menaxher i mirë


Të bëhesh një menaxher më i mirë është një objektiv relativ, por një qëllim absolutisht me vlerë. Nëse doni aftësi të shkëlqyera të udhëheqjes, duhet të dini se ku do të përqëndroheni. Ju njohim me disa të vërteta në lidhje me kryerjen e një menaxhimi të mirfilltë.

Nuk është më për ju

Kur bëhesh menaxher nuk jeni më pëgjegjës për atë që prodhoni. Suksesi juaj tashmë rrjedh në bazë të performancës së grupit. Prandaj puna juaj është përkrahja, mbrojtja dhe motivimi i ekipit tuaj. Duhet të kaloni shumë kohë duke mësuar rreth dinamikës së ekipit dhe si të mbështesni qeniet njerëzore.

Rezikoni vazhdimisht të humbisni punëtorët tuaj

Puna me punëtorët e mirë është produktive, pasi ato shpesh prodhojnë rezultate të mëdha, pa kërkuar shumë mbikëqyrje. Por, kjo ka rrezikun e saj: mund të pranosh si të mirëqenë çdo punim të tyre. Ndaj, duhet t’i vlerësoni ato në mënyrë aktive dhe në mënyrë të vazhdueshme, për atë që bëjnë mirë ose mund të ecin. Të qenit një menaxher  i mirë, në mënyrë aktive dhe të vazhdueshme, i bën njerëzit të ndihen të vlerësuar.

Zgjidhja e problemeve kërkon shumë punë

Para se të jesh një menaxher duhet të kesh mbaruar me zgjidhjen e problemeve të tua, para se të merresh me zgjidhjen e problemeve të stafit tënd. Tashmë duhet të pajtoheni më faktin se të jesh një menaxher, detyra thelbësore është të menaxhosh edhe problemet e të tjerëve.

Kompania juaj nuk vlen më shumë se jeta e punëtorëve tuaj
Kur jeni menaxher ju mendoni se punëtorët tuaj janë shërbëtorët e kompanisë, por jo. Njerëzit kanë shpresa, ëndrra, marrëdhënie dhe çështje familjare jashtë punës, të cilat shpesh bëhen më të rëndësishme se puna. Një menaxher i mirë, i njeh njerëzit e tij edhe jashtë vendit të punës. Një menaxher i mirë është i ndjeshëm ndaj gjërave të mëdha që ndodhin në jetën e tyre.

Lexo: Si të provoni potencialin tuaj të menaxhimit

Punonjësit tuaj nuk do t’ju tregojnë gjërat … përveç nëse kërkoni

Një menaxher gjithmonë duhet të jetë provokativ në pyetjen e tij. Punonjësit jo gjithmojnë shprehin versionin origjinal për atë çfarë ndodh. Kjo mund të jetë vetëm nisja e një problemi të madh. Kështu që vazhdimisht do tj’u nevojitet krijimi i disa hapësirave të sigurta, në të cilat ato e ndiejnë veten të mbrojtur. Kjo mund të parandalojë probleme të mëdha, të cilat do të shfaqen me kalimin e kohës. Madje sapo të krijoni besimin e duhur njerëzit do të vijnë edhe t’ua shprehin problemet para se t’i pyesni ju.

Ndoshta nuk jeni aq dëgjues i mirë sa mendoni

Shumica e njerëzve nuk janë dëgjues të mirë. Në fakt ju po mendoni se dëgjoni por në të vërtetë po skanoni atë me të cilën jeni apo nuk jeni dakord. Një pjesë shumë e vogël e menaxherëve janë dëgjues të mirë. Nëse dikush vjen tek ju dhe ju shpreh se ka problem në gjetjen e një klienti të ri, puna juaj nuk është t’i tregoni menjëherë se ku ka gabuar. Ju duhet të dëgjoni me vëmendje hapat që kanë ndërmarrë ato deri tani, për të patur një sukses. Kjo do të tregojë para atij se sa menaxher i mirë jeni.

Grupet dinamike janë vlerë e shtuar

Menaxherët e mençur e dinë se ekipet e forta i besojnë njëri-tjetrit dhe se besimi ndërtohet me kalimin e kohës. Në një ekip të shëndetshëm, konfliktet drejtohen drejtpërsëdrejti dhe me dhembshuri. Menaxherët e mençur gjithashtu e dinë kur është koha për të sjellë një konsulent të jashtëm në ekip. Nganjëherë ia vlen të punohet me profesionistë për marrëdhëniet ndërmjet anëtarëve të ekipit, sepse ky është themeli i çdo gjëje tjetër. Nëse vlerësoni stafin tuaj, ju jeni një menaxher i mirë. Në njëfarë mënyre, aftësitë tuaja të udhëheqjes mund të maten nga sa të lumtur janë njerëzit që punojnë për ju.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0