Ja çfarë u zbulua për emisionin e modës Albanian Designers Competition

Ja çfarë u zbulua për emisionin e modës Albanian Designers Competition


Ka nisur transmetimin formati më i ri në Living HD, ADC (Albanian Designers Competition). Për herë të parë në Shqipëri realizohet një talent show në fushën e modës. 10 stilistë të rinj nga Shqipëria dhe Kosova garojnë për 10 javë për të fituar çmimin e madh dhe për t’u shpallur emri më i ri dhe më i talentuar në skenën e modës shqiptare.

Ky format moderohet nga Bora Zemani dhe stilisti i mirënjohur Ardi Asllani është mentor i stilistëve të rinj. Përballë jurisë të përbërë nga artistja Jonida Maliqi, stilisti Joni Peci, Bora Zemani dhe një i ftuar special në çdo natë, 10 konkurrentët do të prezantojnë krijimet e tyre të realizuara nën ndikimin e rregullave të forta me temë,buxhet dhe kohë të paracaktuar.

Lexo: Produksionet shqiptare që duhet të ndjekësh në YouTube

Në javën e 9-të do të zgjidhen 3 finalistë, të cilët në spektaklin e fundit , (java e 10-të) që do të jetë një nga eventet më të rëndësishëm të modës shqiptare, do të  paraqesin 3 koleksione me nga 10 krijime secili. Fituesi i ADC do të fitojë një atelie të kompletuar për të filluar rrugëtimin e tij në biznesin e modës, një udhëtim në javën e modës në Milano, ku do të ketë mundësine të vizitojë nga afër dhe markën Nenette, si dhe do të fitojë kopertinën e revistës “Living” me një nga krijimet e tij. ADC Show do të transmetohet premierë çdo të premte në orën 21.00 në Living HD.

Gjatë 5 ditëve të para të javës, çdo pasdite në 18.30 do transmetohet emisioni “Ne Atelie”, një përmbledhje e ngjarjeve të çdo dite gjatë proceseve të punës krijuese të stilistëve në atelie. Çdo pasdite publiku ka mundësi të njihet nga afër me stilistet, karakterin, talentin dhe vështirësitë e tyre gjatë realizimit të çdo sfide. Jo vetem Prêt à Porter por edhe Haute Couture do të sfilojë në pasarelen e ADC. Për herë të parë në vendin tonë, në një pasarele mode do të sfilojë talenti, guximi, imagjinata dhe këndveshtrimi më i ri i modës shqiptare. Ky format do të transmetohet edhe në kanalet Tring International dhe Tring Shqip.

https://www.youtube.com/watch?v=_obTiYuc9i0

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0