Ja çfarë duhet të bëni sipas shkencës që të mendoni si "të rinj" - Business Magazine Albania

Ja çfarë duhet të bëni sipas shkencës që të mendoni si “të rinj”


Nëse do të ndihesh më i ri, nuk ka zëvendësim me jetesën e shëndetshme dhe shkuarjen në palestër. Por po sikur të kërkosh të mendosh si një më i ri në moshë?

Truri ynë është jashtëzakonisht elastik, madje duke mundësuar rritjen e qelizave të reja të trurit në moshën e rritur, por edhe ky organ vjen një moment dhe plaket. Njerëzit e përjetojnë këtë ndërsa memoria fillon e “shket”, por shkencëtarët mund të shikojnë ndryshimet fizike në një tru më të vjetër kur ata ekzaminojnë detajet si sasia e masës gri dhe asaj të bardhë në skanimet e trurit.

A ka ndonjë mënyrë për të ngadalësuar orën natyrale në këtë nivel fizik dhe për t’i dhënë trurit një shtysë që të ngjajë me atë të një personi të ri? Një studim i fundit ka sugjerime në lidhje me këtë.

Cila është kjo ndërhyrja mrekulli? Asgjë më shumë se praktika e një meditimi të thjeshtë. Kur skuadra e kërkimit përdori një program kompjuteri të specializuar për të vlerësuar “moshën e trurit” të 50 medituesve përkundrejt 50 jo medituesve, ai gjeti se “medituesit me përvojë kanë tru që mesatarisht duken 7.5 për qind më të rinj se ata që nuk meditojnë,” raportohet në blogun “British Psychological Society Research Digest”.

Efektet dukeshin veçanërisht dramatikë për pjesëmarrësit më të vjetër. “Medituesit më të vjetër kishin një tru që dukej se ishte i ruajtur mirë, duke sugjeruar se meditimi sjell mbrojtje kundër humbjes së qelizave të trurit të shoqëruara me moshimin,” vëren blogu.

Edhe pse intrigues, kërkimi nuk është përfundimtar. Mundet që njerëzit që meditojnë të bëjnë gjëra të tjera që e mban trurin e tyre të ri, ose që njerëzit me tru që plaket më ngadalë janë më të prirur të meditojnë. Por rezultatet sugjerojnë një tjetër arsye më të mundshme se përse një praktikë e thjeshtë meditimi mund të jetë një ide e mirë.
Përveç benefiteve si reduktues stresi, meditimi është sugjeruar për çdo gjë që nga rritja e kreativitetit deri te rritja e përfitimeve ekonomike.

 

/Shkruar nga Jessica Stillman dhe publikuar nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0