Ja çfarë duhet të bëni para se të ikni me pushime - Business Magazine Albania

Ja çfarë duhet të bëni para se të ikni me pushime

Shkëputja nga puna gjatë pushimeve, tingëllon shumë më e lehtë se sa është në të vërtetë. Disa kompani mund të presin, që ju të mbeteni në kontakt, t’u përgjigjeni email-eve ose të merrni pjesë në takime.

Megjithatë, kërkimet dhe komentet, që datojnë që në vitet 1910, tregojnë se pushimet, shkëputja e plotë nga puna, janë kritike për uljen e burnout, rritjen e energjisë, angazhimin dhe përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme, gjë që nga ana tjetër do të çojë në produktivitet të qëndrueshëm.

Pra, si të shkëputeni nga puna gjatë pushimeve, për të arritur të gjitha këto përfitime? Autori Marlo Lyons ndan pesë këshilla, për të vendosur kufij të fortë në mënyrë profesionale.

Planifikoni si do të kryhet puna gjatë mungesës suaj

Pasi t’ju miratohen pushimet, jini të qartë me drejtuesin se nuk do të jeni të disponueshëm gjatë atyre javëve.

Nuk keni pse të tregoni se ku po shkoni ose çfarë do të bëni, por kaloni kohë duke shpjeguar se si koha e pushimit, do t’i sjellë përfitim biznesit pas kthimit tuaj.

Për shembull, energjia që fitoni nga shkëputja, do t’ju lejojë të kthjelloni mendjen, në mënyrë që të jeni më në gjendje të përqendroheni në projektet e ardhshme.

Kjo bisedë duhet të përfshijë gjithashtu, një plan për menaxherin ose kolegët, për të zëvendësuar mungesën tuaj. Përgatiteni këtë plan me shkrim, veçanërisht nëse jeni duke marrë një pushim të gjatë.

Informoni të tjerët për datat kur do të jeni me pushime

Pushimet mund të jenë përcaktuar dhe miratuar nga burimet njerëzore, por drejtuesi nuk do t’i mbajë mend datat e sakta. Kolegët e tjerë nuk do ta dinë që jeni jashtë zyrës derisa të duan t’ju kontaktojnë.

Pra, sapo pushimet t’ju miratohen, dërgojini një email menaxherit tuaj, anëtarëve të ekipit dhe palëve të interesuara ndërfunksionale, që saktëson kohën kur nuk do të jeni të disponueshëm.

Kjo do t’i lejojë ata, të përgatiten dhe të komunikojnë çdo nevojë përpara nisjes.

Dërgoni njoftime paraprake për mbledhjet ku nuk do të mund të merrni pjesë

Në vend që të refuzoni kërkesat për mbledhje kur jeni me pushime, dërgoni email për t’u bërë të ditur njerëzve që drejtojnë ato takime, se nuk do të jeni aty dhe pyesni nëse kanë nevojë për ndonjë gjë, përpara se të niseni.

Kjo tregon se jeni përgjegjës ndaj partnerëve dhe ju jep një mundësi për t’i informuar ata, se nuk do të jeni të disponueshëm ose të pranishëm.

Nëse takimi përfundon me Zoom, Microsoft Teams ose një platformë tjetër komunikimi, kërkojini drejtuesit të regjistrojë takimin për ju, nëse do t’ju duhet informacioni kur të ktheheni.

Nëse takimi është personalisht, kërkojini udhëheqësit t’ju dërgojë shënime dhe të theksojë çdo fushë, që do t’ju orientoje kur të ktheheni.

Formuloni me saktësi përgjigjen automatike të postës elektronike

Shumica e njerëzve, nuk mund të lënë punën e tyre dhe të mos kenë dikë tjetër, për të kryer punën e tyre ose për t’iu përgjigjur urgjencave.

Është e rëndësishme të jeni të qartë në përgjigjen automatike të emailit, se kush do të jetë i disponueshëm në mungesë tuaj.

Sigurohuni, që formulimi të jetë i qartë, por profesional. Nëse jeni të butë në mesazhin tuaj, si duke thënë se do të jeni “mund të përgjigjem me vonesë”, kolegët do të presin që ju të përgjigjeni.

Njoftimi automatik i emailit kur të jeni me pushime, duhet të shpjegojë se nuk do të keni akses në email dhe nuk do të jeni të arritshëm, derisa të ktheheni në datën [X].

Lidhuni me menaxherin tuaj lidhur me atë se kush duhet të kontaktohet për një rast urgjent dhe kush do të trajtojë pyetje të tjera të rëndësishme, por jo urgjente.

Lexo edhe:Disa nga këshillat më të vlefshme për kursimin e parave!

Dërgoni një kujtesë përfundimtare

Javën para pushimeve, dërgojuni një email menaxherit, anëtarëve të ekipit dhe palëve të interesuara ndërfunksionale, duke i njoftuar se kur do të jeni me pushime dhe datën kur do të ktheheni.

Kujtojuni atyre, se nuk do të jeni të disponueshëm dhe nuk do t’u përgjigjeni emaileve ose telefonatave. Nëse është e nevojshme, tregoni se ku mund të gjejnë informacione, që mund t’u nevojiten dhe kush do të përgjigjet, gjatë mungesës suaj.

Ky lloj rikujtimi tregon profesionalizëm dhe të kuptuarit se biznesi vazhdon, ndërkohë që ju jeni larguar. Gjithashtu, do të ndihmojë në reduktimin e çdo problemi të pazgjidhur, me të cilin do të duhet të merreni kur të ktheheni.

Kolegët do t’ju respektojnë për vendosjen e kufijve të qartë, kur jeni me pushime. Më e rëndësishmja, pasi të vendosni kufijtë, sigurohuni që t’i mbani ato!

Mos lexoni mesazhe ose emaile, sepse sapo të hapni ‘derën e punës’, është pothuajse e pamundur ta mbyllni përsëri.

/ Harvard Business Review

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0