iStella, motori i kerkimit italian qe sfidon Google - Business Magazine Albania

iStella, motori i kerkimit italian qe sfidon Google


Renato Soru, themelues i Tiscali, ka prezantuar ‘istella’, motorin e ri te kerkimit italian qe do te luftoje haptazi me te plotfuqishmin, Google. “Tani kemi te bejme me monopole, me kerkime dhe me rrjete sociale.

Por me shqeteson fakti se te levizesh ne web duhet te lidhesh vetem me nje kompani. Por une besoj se nuk ekziston nje monopol ne gjendje qe te rezistoje gjithmone”,- tha Soru.

Megjithate publiku nuk e ka pare me optimizem kete motor te ri kerkimi. Problemi eshte se propozimi i nje motori kerkimi qe nuk eshte se ka shtuar shume, ne 2013-en nuk sjell perdorues.

Bing ka vjet qe po e provon dhe pavaresisht miliarda shpenzimeve per ndertimin e markes dhe motorit, ka ende nje kuote minimale ne treg. Ndersa Google ka nje atmosfere te arte qe i ben perdoruesit te harrojne se ekzistojne edhe motore te tjere kerkimi, edhe kur keta te fundit ofrojne sherbim te mire te pakten sa ai i Google.

Soru thekson :”Eshte mundesia qe te perballemi me ata ekzistuesit dhe te leme mbresa hi-tech. Duam te krijojme pune dhe fitime per aksioneret. Hapesirat jane”.

Po jemi dakort qe ka hapesire per cdo gje, por jo per klonime. Ne fakt duhet te ishte nje motor kerkimi shume inovativ. Tregu i kerkimit ne Itali vlen 2 miliard euro ne vit dhe Soru mendon se, edhe vetem 10% do te permiresoje prodhimin.

“Istella eshte nje model i kerkimit vendas qe behet dhe me pjesemarrje, rritja e te cilit eshte konstante ne punen kerkimore dhe ne rrenjet e bashkepunimit te sistemit”,- deklaroi Soru gjate prezantimit duke shtuar qe ‘istella’ mund te krenohet me permbajtjet eskluzive nga instituti Treccani, agjensia e shtypit La Presse, nga ICAR-SAN (institut qendror per arkivat e ministrise te se mirave kulturore), nga ICCU (instituti qendror i katalogut unik te ministrise te se mirave kulturore), Guida Monaci dhe Bloom CGR (kompani gjenerale ajrore).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0