iPodi juaj i vjetër mund të vlejë 20.000 $ - Business Magazine Albania

iPodi juaj i vjetër mund të vlejë 20.000 $


Pajisjet e vjetëruara dhe me pluhur të teknologjisë së vjetër të mbledhura në dollapin tuaj mund të jenë me vlerë të madhe. Ashtu si kasetat e rralla VHS dhe kompjuterat e vjetër, iPods konsiderohen shumë të çmuara.

Ajo që është e çuditshme është fakti që MP3 players e Apple kanë qenë padyshim me ndikim në formësimin e industrisë së muzikës, por ato nuk janë dhe aq të vjetra. I pari është lançuar në treg në 2001 me një çmim prej 399 $, ose dyfishi i çmimit të iPod Touch të sotshëm.

Pajisjet e teknologjisë së lartë që janë tashmë 12 apo 15 vjeç mund t’i bëjnë njerëzit të ndihen nostalgjikë, deri në atë pikë që ata do të paguajnë shumë para.

The Guardian ka bërë së fundmi një studim në eBay për produktet e Apple dhe ka gjetur produkte si: iPod Shuffle i gjeneratës së tretë për 1.000 $, iPod mini për 2.500 $, një iPod për 10.000 $ dhe një iPod të pa hapur për 20.000 $. Siç ju mund ta mendoni, gjendja dhe pajisjet e rralla mund të kenë një ndikim të madh në vlerën e tyre. Ajo do të jetë edhe më me vlerë në qoftë se ju keni edhe paketimin origjinal.

Për më tepër, ideja që njerëzit do të paguajnë çmime në dukje të çmendura për disa modele të vjetra iPod nuk është e re. Në fund të vitit 2014, jo shumë kohë pasi Apple ndërpreu prodhimin e iPod Classic, iPod-et e gjeneratës së parë u shitën për 20.000 $ dhe një model i rrallë u shit për 90.000 $.

Dhe në qoftë se po e mendoni: Kasat e vjetra të iPhone-ëve mund të jenë mjaft të vlefshëm. Kontrolloni këtë listë në eBay për pajisje të gjeneratës së parë të iPhone, me një çmim të kërkuar prej 18.000 $.

Burimi: time.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0