iPhone 7, porositë fillojnë sot, shpërndarja fillon me 16 shtator - Business Magazine Albania

iPhone 7, porositë fillojnë sot, shpërndarja fillon me 16 shtator


Më në fund Apple i prezantoi të shumëpriturit iPhone 7 dhe 7 Plus. Porositë për telefonat do të fillojnë që me datë 9 Shtator, dhe shpërndarjet do të fillojnë një javë më vonë me 16 Shtator.

Modeli iPhone 7, 32GB do të kushtojë 649 dollarë dhe do të ketë gjithashtu edhe dy modele të tjera me 128GB dhe 256GB. Për secilin nga ato çmimi rritet me 100 dollarë.

Ndërsa iPhone 7 Plus 32GB do të kushtojë pak më shumë, 769 dollarë, dhe për ta rritur akoma më shumë memorien duhet të paguani një shumë tjetër shtesë.

Të gjitha pajisjet do të fillojnë të shpërndahen fillimisht në 28 shtete, për tu zgjeruar më vonë edhe në 30 vende të tjera.

Burimi: krokodili.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0