iPhone 17 Pro Max mund të kushtojë deri në 2,300 dollarë, shkak... - Business Magazine Albania

iPhone 17 Pro Max mund të kushtojë deri në 2,300 dollarë, shkak tarifat e reja të Trump

iPhone-ët e rinj mund të pësojnë një rritje në çmim për shkak të tarifave të reja që presidenti Donald Trump vendosi këtë javë ndaj importeve nga Kina dhe vende të tjera të botës. Tarifat po prekin të gjitha hallkat e zinxhirit të furnizimit të Apple, dhe analistët parashikojnë se çmimet mund të rriten deri në 43%, një lëvizje që mund t’i rrisë çmimet e iPhone-ve në nivele të paprecedenta.

Kina goditet me tarifën më të lartë

Shumica e 200 milionë iPhone-ve që Apple prodhon çdo vit vazhdojnë të ndërtohen në Kinë, vend që tani përballet me një tarifë prej 54%, më e larta ndaj ndonjë shteti nga SHBA. Presidenti Trump e ka quajtur këtë masë “Dita e Çlirimit” dhe thotë se është pjesë e një fushate për “tarifa reciproke”.

Ndryshe nga mandati i tij i parë, kur Apple arriti të siguronte përjashtim nga tarifat, këtë herë nuk është dhënë asnjë përjashtim, dhe ndikimi pritet të bjerë mbi konsumatorët.

Lexo gjithashtu: Harrojeni dizajnimin e iPhone 17 Pro, iPhone-i i 20-vjetorit mund të jetë më guximshmi deri tani

Çfarë do të ndodhë me çmimet?

Në një raport të Rosenblatt Securities, analistët thonë se për të kompensuar tarifat, Apple mund të rrisë:

  • iPhone dhe Apple Watch me +43%
  • iPad me +42%
  • AirPods me +39%

Kjo do të thotë që:

  • iPhone 16 Pro Max 1TB, që aktualisht kushton $1,599, mund të arrijë në $2,300
  • iPhone 16e, që promovohet si variant ekonomik, mund të shkojë nga $599 në $850
  • iPhone 17 Pro Max, i cili pritet të nisë nga $1,199, mund të arrijë deri në $1,700–$2,300

Analisti Dan Ives paralajmëron se ky është vetëm fillimi: “Çdo pajisje elektronike mund të pësojë një rritje çmimi prej 40-50%. iPhone-ët mund të arrijnë edhe $3,500”, tha ai.

Lexo gjithashtu: Njerëzit dhe AI, si teknologjia mund të rrezikojë aftësitë njerëzore bazë?

Dilemat e Apple

Apple përballet me një zgjedhje të vështirë, ta marrë vetë koston, ta kalojë te investitorët, apo ta transferojë te konsumatorët. Çfarëdo që të zgjedhë, një rritje e mprehtë në çmime do të ulte kërkesën, sidomos për modelet më të shtrenjta.

Nga ana tjetër, disa ekspertë si Neil Shah nga Counterpoint Research besojnë se Apple do të rrisë çmimet mesatarisht me rreth 30%, duke tentuar të balancojë ndikimin pa larguar plotësisht blerësit.

Për momentin, mbetet për t’u parë nëse Apple do të mund të sigurojë një tjetër përjashtim tarifor, apo nëse do të zgjedhë rritjen graduale të çmimeve në produktet e saj më të njohura.

Yahoo Finance

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0