Intesiteti i punës, ja ku renditen shqiptarët - Business Magazine Albania

Intesiteti i punës, ja ku renditen shqiptarët


Shqiptarët mund punojnë me orare të zgjatura, por kur vjen puna te intensiteti i punës ata renditen nën mesataren europiane, sipas Indeksit të Intensitetit të Punës, të matur nga Komisioni Europian në një anketim për kushtet e punës me vendet e BE-së dhe ato kandidate për vitin 2015.

Në fakt, i gjithë rajoni i merr punët me nge, madje Shqipëria ka një intensitet më të lartë pune se Serbia, Maqedonia, Kroacia, Bullgaria. Ndërsa presioni më i lartë në punë është në Qipro, Greqi, por dhe në vendet e zhvilluara të Europës, si Franca, Suedia, Britania, Danimarka, Norvegjia.

Sipas INSTAT, në Shqipëri punohet mesatarisht 44 orë në javë, më shumë se mesatarja e vendeve të zhvilluara të OECD-së, por presioni në punë është relativisht i ulët.

E njëjta situatë me orë të zgjatura konstatohet dhe në vendet e tjera të rajonit.

Indeksi i intensitetit të punës mat nivelin e kërkesave të punës.

266417Në qoftë se ngarkesa e punës është shumë e lartë, nëse puna absorbon shumë energji mendore dhe fizike, apo nëse puna kërkon zbatimin e kërkesave të rrepta, bëhet e vështirë për të kryer detyrat në mënyrë më efektive.

Për të matur kërkesat e punës, indeksi përfshin: kërkesat sasiore (të punuarit shpejt), presionin e kohës (afate të ngushta, nuk ka kohë të mjaftueshme për të bërë punën), ndërprerje të shpeshta shpërqendruese etj.

Sipas sektorëve, sektori i shëndetësisë ka intensitetin më të madh, në 38 pikë.

Ajo pasohet nga ndërtimi (36), industria (36), shërbimet financiare (36) dhe tregti dhe mikpritjen (35), të cilat të gjitha i kanë mbi mesataren nivelet e intensitetit të punës.

Sipas profesioneve, menaxherët dhe punëtorët artizanale kanë intensitetin më të lartë të punës (36 në indeksin e intensitetit të punës).

Përveç kësaj, profesionistët dhe teknikët (të dy me 35) së bashku me ata të makinerive e pajisjeve dhe nëpunësve (të dyja 34) kanë nivelet e raportit mbi mesataren.

Punonjësit në kontratat e papërcaktuara dhe punëtorët e vetëpunësuar me punonjës kanë nivelet më të larta të intensitetit të punës (të dyja 35).

Punëtorët e vetëpunësuar pa të punësuar kanë rezultatin më të ulët në indeks (27).

Dhe për sa i përket madhësisë së kompanisë, rezultati i indeksit të intensitetit të punës është më i larti në kompanitë më të mëdha (38), e ndjekur nga NVM-të (35) dhe kompanitë mikro (29).

Punëtorët e moshuar raportojnë intensitetin më të ulët të punës se sa punëtorët e rinj dhe të moshës së mesme. Tradicionalisht, puna më intensive u caktohet punëtorëve të rinj, pasi punëtorët më të vjetër e kanë veçanërisht të vështirë.

Burrat dhe gratë raportojnë një nivel shumë të ngjashëm të intensitetit të punës. Burimi dhe komponentët e intensitetit të punës janë të ndryshme, megjithatë; meshkujt raportojnë kërkesat shume sasiore ndërsa gratë raportojnë kërkesat më shumë të lidhura me plotësimin e kërkesave të konsumatorëve.

burimi: Gazeta Dita

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0