Intesa Sanpaolo Bank dhe BERZH firmosin marrëveshjen në mbështetje të bizneseve të zotëruara dhe drejtuara nga gratë - Business Magazine Albania

Intesa Sanpaolo Bank dhe BERZH firmosin marrëveshjen në mbështetje të bizneseve të zotëruara dhe drejtuara nga gratë


5 milionë euro për të përmirësuar qasjen në financim, duke krijuar kredi specifike me interesa më të ulta dhe paketa produktesh e shërbimesh, duke ofruar edukim të mëtejshëm dhe zhvillim personal trajnime dhe këshillime nga ekspertët e BERZH & Bankës.

Intesa Sanpaolo Bank Albania u bashkua me Programin e Grave në Biznes në Ballkanin Perëndimor, në vitin 2015, duke mbështetur biznesin në kategoritë mikro, të vogla dhe të mesme në Shqipëri, me kredi dhe paketa të dedikuara, duke përfshirë një shumë produktesh & shërbimesh. Brenda 2 viteve të para të programit, Banka financoi një shumë totale prej 2 milionë euro për 147 gra në sipërmarrje të suksesshme.

Lexoni: Të zbukurosh biznesin që të ketë sukses. Rafaela Rica Mbështetet nga BERZH 

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) që ka nxitur këtë bashkëpunim të suksesshëm ka vendosur të zgjerojë programin në fazën e dytë me një shumë investimi prej 5 milionë euro, duke synuar përhapjen më të gjerë të këtyre mundësive gjeografikisht dhe kategorikisht. Këto linja kredie u jepen bankave partnere për huadhënie. Shërbimet këshilluese ofrohen krahas mentorimit dhe trajnimeve afatgjata për t’u dhënë grave sipërmarrëse njohuri dhe besim për të ndërmarrë hapin tjetër.

Silvio Pedrazzi, Drejtor Ekzekutiv, garantoi se kredia e re për Intesa Sanpaolo Bank Albania do të mbështesë krijimin e produkteve edhe më gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe me fokus në specifikat gjinore, të projektuara posaçërisht për femrat sipërmarrëse, të cilat duhet ta konsiderojnë Bankën një partner afatgjatë biznesi dhe një mbështetës të përpjekjeve të tyre për të pasur sukses në një mjedis shumë sfidues.

Znj. Zsuzsanna Hargitai, Drejtuese Rajonale e Ballkanit Perëndimor në BERZH theksoi rolin e rëndësishëm që ky program po luan në promovimin e pjesëmarrjes së grave në biznes, qasjen e tyre në financim dhe ekspertizën teknike që u duhet për t’u rritur, duke ofruar trajnime në menaxhimin e financave, dixhitalizimit dhe çdo nevojë tjetër të biznesit. Gratë në Biznes kanë dhënë shembullin më të mirë në përmirësimin e portofolit të kredive duke mos pasur asnjë kredi të keqe ndër to. Qeveria Shqiptare është sigurisht një partner kyç për të gjitha programet tona, duke krijuar kushtet për përmirësimin e vijueshëm të klimës së biznesit.

Znj. Anila Denaj, Ministre e Financave në fjalën e saj falënderoi për bashkëpunimin e frytshëm të BERZH-it me sektorin bankar dhe vlerësoi fuqizimin që ky bashkëpunim po i jep përfshirjes së grave në rritjen ekonomike të vendit, duke vijuar të ketë në fokus mbështetjen për bizneset e vogla dhe të mesme, si shtylla kryesore e ekonomisë.

Lexoni: Platforma për mbështetjen e grave sipërmarrëse në biznes, nisma e BERZH dhe Intesa Sanpaolo Bank

Ceremonia u përshëndet nga SH.T.Z. Johan Ndisi, Ambasadori i Suedisë në Tiranë dhe SH.T.Z. Alberto Cutillo, Ambasadori i Italisë në Tiranë, Suedia, Italia dhe Luksemburgu janë mbështetës të programit që nga fillimi i tij në 2014, duke siguruar mbi 30 milion euro për institucionet financiare partnere në të gjithë rajonin, duke ndihmuar më shumë se 2400 ndërmarrje të grave me këshillime dhe mentorim biznesi, duke ofruar mjete ndihmëse përmes platformës online “Business Lens” si dhe trajnime të vazhdueshme dhe mundësi zgjerimi të rrjetit të bashkëpunëtorëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0