Intervistë me Stella Sallakun: Hapat drejt krijimit të një Premium Brand - Business Magazine Albania

Intervistë me Stella Sallakun: Hapat drejt krijimit të një Premium Brand


BM: Kush është Stella Sallaku? Mund të na bëni një përshkrim të shkurtër të vetes?

S: Fëmijëve të vegjël i bëhet një si mini lojë për të parë çfarë dëshirash dhe lojërash duan të luajnë, ndërkohë që nëna ime vendosi përpara meje letër, laps, varëse, vathë, makinë lodër, gërshërë , libër, buzëkuq dhe një kukull. Po pikërisht! Unë mora gërshërët. Më pas më bërtitën dhe thanë që duhej të luaja me kukulla. Pastaj i mora të dyja. Ishte thjesht çështje kohe, në moshën 5 vjeçare fillova të mësoj me gjyshet të qep, thur dhe qëndis. Këto mësime i vura në punë menjëherë tek kukulla, të cilës i bëra garderobë më vete.

Edhe pse jam diplomuar për inxhinieri, pasioni dhe dëshira që të dizenjoj veshje s’më ka munguar. Kam qepur për vete dhe për mikeshat e mia derisa vendosa të filloj përpara 4 viteve MSS (Maison Stella Sallaku).

BM: Si lindi ideja e të bërit biznes me anë të modës?

S: Ideja e të bërit biznes me pasionin është term i gabuar. Asnjëherë nuk kam menduar të përfitoj nga një dhunti që nuk e kam përfituar apo merituar. Çdo talent është dhuratë dhe duhet trajtuar si i tillë. Unë do thoja se po e vendos këtë dhunti që kam në shërbim të njerëzve, sigurisht përkundrejt një shpërblimi të vogël, i cili sado të jetë nuk është kurrë i barabartë më shërbimin që po jap. Sepse nuk ka formulë apo metoda të gatshme se si duhet të stilosh apo dizenjosh, çdo gjë vjen natyrshëm dhe nuk ka të krahasuar me asnjë tarifë shërbimi.

hapat-drejt-krijimit-te-nje-premium-brand-businessmag

BM: Çfarë ofron MSS? Cila është target audienca që synoni?

S: Maison- i është shtëpi mode, vetë nga fjala, kështu që ofron çdo gjë që ofron një e tillë. Audienca nuk ka moshë, por ka kriter, janë të mirëpritur ata që e njohin dhe duan të kenë në garderobë diçka nga koleksionet e MSS.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 52 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të saj.

BM: A janë përmbushur pritshmëritë tuaja deri në këtë moment?

S: Pritshmëritë tona janë mjaft të larta pasi që në fillim ne ndërtuam MSS sipas modeleve të shtëpive më të mëdha të modës. Synimi jonë nuk ka qenë asnjëherë të bëheshim të mëdhenj si shtëpi mode, ne synojmë të jemi ajo shtëpi mode, e cila është e fokusuar në cilësinë më të lartë të dizajnit, cohrave dhe produktit final. Tashmë ne jemi kategorizuar nga partnerët tanë ndërkombëtar si një “Premium Brand Limited Edition” dhe kjo pikërisht është diçka që transmeton në njëfarë mënyre edhe synimin tonë. Por ka shumë punë ende për t’u bërë, sepse mirëmbajtja e një statusi të tillë kërkon po aq pasion sa edhe arritja e tij.

Në përfundim mund të them se është një bekim statusi ku jemi tashmë dhe ndihemi shumë të motivuar që po ecim përpara pa harruar asnjëherë përse e nisëm këtë.

BM: Çfarë mendoni për tregun shqiptar? Sa janë të gatshëm shqiptarët të shpenzojnë për modën?

S: Tregu shqiptar rend drejt ekonomikes dhe shumëpërdorimshes. Të rrallë janë ata që kërkojnë cilësi në Shqipëri. Dhe nuk u vë faj, sepse rroga mesatare nuk e kalon 250 mijë lekë të vjetra, gjë e cila është jo favorizuese për artin, i cili kërkon shpenzim. Akoma këtu tek ne të stilosh diçka konsiderohet luks, më së tepërmi janë në treg rrobaqepëset që bëjnë kopje të fustaneve të shtrenjta me cohëra të kopjuara të shtëpive të mëdha të modës. Kryesorja duket se për tregun shqiptar është dukja, jo fort cilësia.

Kryesisht stilin, tregu jonë rrallë e përkrah dhe shpesh e gjen të lidhur vetëm me kopjimin e brand-eve të mëdha. Patjetër që nëse vesh një copë të printuar jo fort mirë të D&G në rrugët e Tiranës dhe kjo nuk shkon në harmoni me këpucët, makeup-in, aksesorët, është e natyrshme që të kuptohet se D&G apo veshje nga marka të mëdha kërkojnë një lloj statusi, i cili shfaqet në të gjithë veshjen jo vetëm në një element.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 52 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të saj.

Por ne nuk jemi të vetmit që duan të kopjojnë dhe në fakt kopjimi tregon një lloj dëshire për më të mirën, ne duam ta lexojmë kështu në MSS. Ndaj shpenzojmë kohën e duhur në edukimin e klienteve se çfarë është e duhur ose jo për jetën që ata bëjnë, garderobën apo edhe karakteristika të tjera fizionomike dhe sociale. Ndërtimi i stilit është mjaft i vështirë, por jo i pamundur.

hapat-drejt-krijimit-te-nje-premium-brand-businessmag

BM: Cili është avantazhi konkurues që ka MSS në krahasim me bizneset e ngjashme me të?

S: Ne jemi mjaft të fokusuar në punën që bëjmë me shume pasion dhe pa kompromentime. Cilësia në të gjitha hallkat e punës është tashmë një element që gjendet lehtë dhe madje një sinonim i asaj çka ne bëjmë në MSS. Ne përpiqemi të frymëzohemi nga bashkëpunimet, të cilat i kemi të shumta me partnerët ndërkombëtarë pasi shqiptarët janë mjaft të mbyllur dhe jo fort të prirur për bashkëpunim.

Patjetër që është një kënaqesi e veçantë të kemi partner si JAANTE, e cila në Zyrih dhe Lindjen e Mesme përfaqëson dhe organizon sfilata për koleksionet tona, gjithashtu edhe është motivim më vete të pranohesh në “Not Just a Label” si një nga platformat më të mira për dizenjuesit e rinj, si dhe mjaft plane të reja, të cilat shumë shpejt do të bëhen të njohura.

BM: Momentalisht operoni vetëm në Shqipëri apo edhe në shtete të tjera?

S: Unë jam në Shqipëri, produktet janë kudo në mbarë botën, nga SHBA-ja deri në UAE (Lindjen e Mesme, Dubai etj.) Në Tiranë ne kryejmë të gjitha hallkat nga dizajni deri tek prodhimi, madje edhe disa shitje. Por më pas koleksionet tona përfaqësohen nga palë të treta në Europën Qendrore deri në Lindjen e Mesme përmes JAANTE. Ndërsa në tregun Amerikan ne jemi pjesë e platformës më të mirë të dizenjuesve “Not Just a Label”, e cila reklamon produktet tona si dhe MSS si një Premium Brand.

BM: Çfarë startegjie keni ndjekur për të zhvilluar markën MSS në tregun shqiptar?

S: Në fakt nuk kemi bërë ndonjë përpjekje të madhe për marketing. Duket sikur e gjithë kjo ka ardhur gradualisht dhe vetë. Duhet shumë punë, por në fund të ditës mendoj që e gjitha është dhuratë nga Zoti dhe jo nga njeriu. Ajo çfarë është kryesore për MSS është se gjithçka që ne bëjmë është “organike”, që do të thotë nuk ka një skenar të mirëfilltë, të cilit duhet t’i përmbahemi, por është krejtësisht një stil jetese, i cili është kthyer në një markë MSS.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 52 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të saj.

Patjetër që bashkëpunimet me blogerë dhe personalitete kanë qenë mjaft të rëndësishme dhe të frutshme dhe tashmë mjaft prej tyre janë mikesha të MSS, por më e rëndësishmja për ne ka qenë kimia që lind mes personit dhe veshjes së MSS. Nuk do donim kurrë që dikush të vishte me zor thjesht për reklamë një veshje të MSS, sepse për ne të ndjerit mirë me MSS është një element, i cili lidh markën me individin.

BM: Cila është risia/trendet që MSS sjell për stinën e pranverës?

S: Për koleksionin nuk i jam shmangur aspak pantone-s së miratuar nga “Shoqata e Couturier”. Ngjyrat janë të paracaktuara nga ata dhe ajo që ka në dorë një dizajner është thjesht të zgjedhë nga pantone nuancat që e frymëzojnë. Prerjet janë jokonvensionale, por mund të them këtë që një fustan ka dy tre mënyra të veshuri, mund të përdoren lidheset në anësore për ta shkurtuar, zgjatur, lidhur etj. Mjafton të vihet në punë fantazia. Mbizotëron e verdha e limonit, e bardha dhe ngjyra mente. Fustane deri te pulpa, kimono dhe prerje femërore, si një “Daisy”.

hapat-drejt-krijimit-te-nje-premium-brand-businessmag

BM: A ka patur Stella një model në mendje kur ka krijuar MSS? Nëse po cili është ai?

S: Asnjë model. Absolutisht jo ose mund t’ju them që kam pasur 100 modele dhe asnjëri nuk u ndoq . Modeli i vetëm që dëshiroj të ndjek është ai i Zotit me të gjitha parimet që Ai përmban.

Modelet njerëzore janë shumë të përkohshëm dhe nuk mund të dallojmë aq kollaj të mirën nga e keqja kur duam t’i referohemi si model. Megjithatë siç thashë edhe më lart, pritshmëritë dhe sytë tanë janë standardet e shtëpive të vërteta të modës. Gjithashtu kjo është një vlerë, e cila lidhet tashmë jo vetëm me MSS, por edhe me brandin e Shqipërisë, sepse veshjet tona nuk janë vetëm ambasadorë të MSS, por edhe të Shqipërisë dhe kjo është një kënaqësi dhe përgjegjësi e veçantë për ne.

BM: Si e shihni të ardhmen e MSS në vitet në vazhdim? Çfarë objektivash i keni vënë vetes?

S: Nuk është në filozofinë tone të bërit plane afatgjata, sepse nëse ndodh që punojmë fort dhe i realizojmë në kohë të shkurtër disa objektiva, disa të tjera nuk janë aspak në dorën tonë. Gjithsesi nuk e shoh Maison-in të zgjerohet shumë në Shqipëri. Ajo që ka rëndësi është që çdo gjë që bëhet të jetë unike dhe e personalizuar. Për sa kohë ndodh kjo, unë jam e kënaqur.

Rrënjët, marka e MSS do t’i ketë gjithmonë në Shqipëri, por patjetër që tregu ndërkombëtar me sa duket po na mirëpret dhe kjo shenjë vlerësimi përkthehet në akoma më shumë punë dhe përkushtim ndaj besimit që na është dhënë.

Faleminderit dhe punë të mbarë!

/Artikulli u publikua më parë në faqen 52 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0