International Women Day u zhvillua për herë të parë në Shqipëri

International Women Day u zhvillua për herë të parë në Shqipëri

~6 minuta lexim


International Women Day u soll për herë të parë në Shqipëri në 7 mars. Ky event, vjen si pjesë e një serie eventesh globale që zhvillon Google. Këtë vit, Women in Tech  në bashkëpunim me Women Techmakers Albania, Google Developer Group Tirana, së bashku me partnerë shqiptarë nga bota e medias, teknologjisë dhe arsimit bënë të mundur që gra dhe vajza nga bota e teknologjisë dhe shkencës të mblidhen bashkë.

Inxhiniere Erisa Terolli, një prej organizatoreve të eventit shprehu rëndësinë që u kushton Google eventeve të kësaj natyre dhe fuqizimit të grave dhe vajzave në teknologji.

Bashkë-organizatorja e eventit, Erisa Hazisllari gjatë fjalës së saj tha se Women Techmakers Albania synon të inkurajojë femrat në teknologji përmes eventeve, workshopeve dhe bursave, që ofrohen nga Google për të kryer studime të ndryshme në këtë fushë. Në event kishte të pranishme shumë vajza e gra të suksesshme, të apasionuara në punën e tyre, të cilat janë model për femrat.

Lexoni: Disa nga folësit në eventin e International Women’s day (IWD)!

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi u shpreh i lumtur që gjendej mes vajzash dhe grash të suksesshme në teknologji, të cilat janë modele frymëzimi për të gjithë. “Shqipëria është më e mirë, kur ka më shumë gra që punojnë dhe drejtojnë”, u shpreh zoti Shalsi. Ai tha se prania e grave i bën njerëzit më miqësorë, prandaj  ishte i lumtur që në kabinetin e tij kishte femra të cilat janë puntore dhe të suksesshme. Duke qenë se eventi kishte si kryefjalë të tij teknologjinë, ministri tha se kabineti i tij është duke punuar për ligjin e startup-eve. “Vendi ynë kërkon të krijojë një mjedis miqësor me ekosistemin e teknologjisë”, shtoi ai.

Valbona Dhjaku, folëse në event tregoi sesi kishte arritur suksesin në karrierë duke hedhur hapat njëri pas tjetrit. Një fjalim motivues dhe shumë energjik mbajti edhe Georgina Wilcox, e cila punon për Google.

Gjatë eventit, u mbajt një panel i përbërë nga femra që kanë arritur shumë në karrierën e tyre, që prej vajzave që punojnë nëpër banka, tek ato që janë pedagoge e deri tek ato të cilat kanë arritur të themelojnë dhe zhvillojnë bizneset e tyre në fushën e teknologjisë. Pjesë e panelit ishin Linda Shomo, Anila Hoxha Tollkuci, Edlira Martiri, Diana Xhumari, Dorina Bebja. Paneli u moderua nga Kushtrim Shala.

Folëset dhe panelistet u shprehën se nuk është e lehtë të rezistosh në treg duke qenë femër dhe sidomos duke qenë nënë. Por ato dhanë një këshillë shumë të vlefshme. “Muri i mëmësisë duhet thyer”. Nënat duhet t’u tregojnë të tjerëve se mund të punojnë, po aq shumë sa edhe koleget e tyre. Të qenurit nënë nuk duhet të jetë një barrierë për të shkuar në rrugën drejt suksesit.

Të punosh në IT është sfiduese sepse njohuritë vjetërohen shumë shpejt dhe duhen rinovuar vazhdimisht, por me shumë punë dhë përkushtim mund t’ia dalësh. Folëset ndanë me audiencën, arsyet pse kishin zgjedhur të punonin në IT. Në këtë fushë mund të krijosh shpesh gjëra të bukura, është profesion më i paguar sesa të tjerët dhe diferenca gjinore në pagesa është më e vogël, sipas statistikave zhvilluar në Amerikë.

Theksi u vu tek siguria kibernetike, burimet njerëzore që duhet të dalin nga auditoret për t’u bërë profesionistë të fushës dhe perspektivës që ofron kjo fushë në tregun e punës.

Folëset thanë se femrat duhet të mbështesin njëra-tjetrën, duhet të kenë besim dhe këmbëngulje për të ecur përpara. E rëndësishme është të kuptohet sesi gjërat funksionojnë vërtet në praktikë dhe të fokusohemi në atë që mund të bëjmë realisht më mirë, jo thjesht të bazohemi tek teoritë, thanë panelistet në mbyllje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0