Inteligjenca Artificiale shkurton me 20% vendet e punës brenda pesë viteve - Business Magazine Albania

Inteligjenca Artificiale shkurton me 20% vendet e punës brenda pesë viteve

Lançimi i ChatGPT (aplikacion softuerësh që përdoret për të zhvilluar një bisedë ), një chatbot i inteligjencës artificiale, në fund të vitit të kaluar shënoi një epokë të re dhe ngjalli frikë mbi efektin në tregun e punës.

Aftësitë për të shkruar poezi, skenarë, për të marrë provime dhe për të simuluar dhoma të tëra bisedash kanë bërë që disa të sugjerojnë se mund të marrë me shpejtësi punë në shërbimin ndaj klientit, shkrimin e kopjimin dhe madje edhe profesionin ligjor. Microsoft investoi 10 miliardë dollarë në ChatGPT dhe tha se teknologjia do të ndryshojë mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me kompjuterët.

Disa kompani po ofrojnë zgjidhje të inteligjencës artificiale për të automatizuar punët ‘njerëzore’ si Jounce AI, e cila premton ‘shkrim të pakufizuar të Inteligjencës Artificiale. Organizata DoNotPay po përdor ChatGPT për të mbrojtur njerëzit në gjykatë kundër gjobave për shpejtësi.

Një kompani që përdor ChatGPT për të automatizuar disa nga funksionet e saj është kompania fintech Twig, e cila përdor AI në marketing, financa dhe pjesë të tjera të biznesit.

Inteligjenca Artificiale do të jetë lehtësues, duke kryer funksione që do të përmiresojnë jetën e njerëzve në përgjithësi kundrejt zëvendësimit të punëve aktuale. dailymail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0