Instagram ju vjen në ndihmë për komentet fyese » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 13/09/2016

Instagram ju vjen në ndihmë për komentet fyese

Share
nga Anerola Torollari
Sht 13, 2016
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Instagram tani ju lejon të fshini komentet abuzive apo të bezdisshme në profilin tuaj. Kompania e lançoi fillimisht këtë opsion të ri për bizneset në korrik, duke i lejuar ata për të fshehur automatikisht ndonjë koment me fjalë dhe fraza fyese. Opsioni është i shfaqur nën menunë ‘Comment Moderation’ në aplikacionin tuaj.

Ajo në thelb funksionon në këtë mënyrë: Kliko në settings, më pas tek ‘Comments’ dhe kaloni në ‘Hide Inappropriate Comments.’ Instagram do të filtrojë fjalë dhe fraza të raportuara shpesh si të papërshtatshme.

Kompania vetë e përshkruan këtë si opsioni i parë i prezantuar për të ndihmuar njerëzit me “prejardhje të ndryshme, raca, gjini, orientime seksuale, aftësi dhe të tjera” që të ndjehen të sigurt. Opsioni është në dispozicion tani në iOS dhe Android.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.