“Inovacion për një epokë të re”: Fokusi i Samsung për CES 2022 - Business Magazine Albania

“Inovacion për një epokë të re”: Fokusi i Samsung për CES 2022

Samsung për CES 2022

JH Han, CEO dhe Shef i Divizionit DX (Device Experience) në Samsung Electronics, njoftoi se do të mbajë fjalimin kryesor para zhvillimit të ngjarjes teknologjike më me ndikim në botë, Consumer Electronics Show (CES) 2022. Ngjarja do zhvillohet më 4 Janar, ora 18:30 PST dhe tema e fjalimit është “Together for Tomorrow”. JH Han theksoi se ne të gjithë kemi kaluar një periudhë ndryshimesh të rëndësishme dhe kemi gjetur vlera më të madha në termin “së bashku”, duke qenë më afër me familjen dhe miqtë tanë.

“Në këtë epokë të re, ne kemi zbuluar se inovacioni nuk mund të jetë më i njejtë për të gjithë. Pajisjet e personalizuara dhe hapësirat e personalizuara tani janë më të rëndësishme se kurrë. Përvoja jonë në shtëpi është bërë shumë më e rëndësishme dhe teknologjitë nuk janë më vetëm mjete që na ndihmojnë. Ky realitet ka forcuar angazhimin tonë për të krijuar përvoja të reja dhe domethënëse për klientët tanë. Në Samsung, ne besojmë se pajisjet duhet të pasqyrojnë stilin tuaj të jetesës, pasionet dhe shijet personale, nga telefonat inteligjentë deri te pajisjet dhe ekranet tuaja. Dhe duke punuar së bashku pa probleme, ato duhet ta bëjnë jetën tuaj më të lehtë, në mënyrë që të mund të bëni më shumë nga gjërat që doni.”tha JH Han.

JH Han tregoi se këto ishin arsyet që  në fillim të këtij muaji Samsung njoftoi një ndryshim të madh që synon forcimin e sinergjive midis produkteve dhe shërbimeve të tij të ndryshme. “Vizioni i Samsung për të ardhmen nuk ka të bëjë vetëm me lidhjen e pajisjeve. Si lider botëror në pajisjet elektronike të konsumit, Samsung ka përgjegjësinë për të mbrojtur mjedisin tonë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Udhëheqja jonë e inovacionit duhet të përputhet me udhëheqjen tonë edhe në “risi të qëndrueshme”deklaroi JH Han, duke theksuar rëndësinë e të pasurit një ndikimi pozitiv në planet .

Gjithashtu, JH Han ndau disa detaje paraprake të asaj që do të shpalli në CES 2022:

Krijimi i përvojave të personalizuara

Kultura e inovacionit të Samsung bazohet në kalimin e limiteve dhe thyerjen e barrierave. Tani, Samsung është duke zhvilluar inovacione për një epokë të re, ku teknologjitë janë fleksibël dhe të adaptueshme për të gjithë. “Në CES, do të shihni risitë dhe përvojat më të fundit të Samsung– duke përfshirë produkte që ju japin lirinë për të parë televizor nga kudo dhe për të kthyer çdo hapësirë në një peizazh ose një vepër arti. Përvoja gaming do të bëhet edhe më e thjeshtë, më tërheqëse dhe pa probleme. Një e ardhme e re, e personalizueshme e teknologjive është këtu, dhe unë jam i emocionuar t’ju tregoj se si do të vijë në jetë në pajisjet tona shtëpiake, pajisjet celulare dhe ekranet”, tha JH Han.

Fuqia e lidhjes

Teknologjia duhet të përshtatet me stilin e jetës dhe nevojat e çdo konsumatori. Mënyra më e mirë për ta arritur këtë sipas Samsung është përmes lidhjes pa probleme. Në këtë pikë JH Han tha: “Në CES, ne do të ndajmë më shumë rreth bashkëpunimit tonë me ekspertë dhe partnerë të industrisë për të krijuar një përvojë të lidhur vërtet të përmirësuar. Sepse në Samsung, ne besojmë se një ekosistem i sigurt dhe i hapur është ajo që ofron përvojën më të mirë për klientët tanë. Përveç kësaj, ne do të prezantojmë gjithashtu një zgjidhje të re që ju ndihmon të integroni më mirë të gjitha pajisjet tuaja inteligjente të shtëpisë.”

Lexo: Start up-et të cilat mundësojnë mësimin në distancë për komunitetet e varfra

Një planet më i mirë

Ajo që është interesante të theksohet janë fjalët e JH Han në lidhje me rëndësinë e mbrojtjes së planetit. “Në CES, ne do të ndajmë më shumë se si po bëjmë përditësime domethënëse në procesin tonë të inovacionit që ju mundëson juve, konsumatorëve tanë, t’i bëni këto ndryshime edhe në jetën tuaj të përditshme. Plus, ne do të ndajmë mënyra të reja se si po punojmë me partnerët për zgjidhje unike të qëndrueshmërisë.”

Të gjithë mund ta ndjekin fjalimin kryesor të Samsung në CES më 4 janar në orën 18:30 PST, në transmetim të drejtpërdrejtë përmes Samsung Newsroom dhe Samsung.com.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0