Inflacion rekord në Europë. Pritet rritje më tej në Shqipëri - Business Magazine Albania

Inflacion rekord në Europë. Pritet rritje më tej në Shqipëri

Inflacion

Inflacioni në eurozonë arriti rekordin 8.1%, si pasojë e rritjes së çmimeve të energjisë, shkaktuar kryesisht nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Të dhënat e fundit të publikuara nga “Eurostat” treguan se inflacioni vjetor në maj ka kaluar rekordin e mëparshëm prej 7.4 për qind, shënuar dy muajt e mëparshëm.

Çmimet e energjisë u rritën mbi 39%. Lufta dhe kriza globale e energjisë po e bëjnë më të shtrenjtë jetesën për 343 milionë banorët e eurozonës.

Inflacioni në eurozonë është tani në nivelin më të lartë që nga fillimi i mbajtjes së regjistrave për euron në vitin 1997.

Lexo: Banka Botërore: Ruani nivelin e inflacionit dhe borxhit publik

Çmimet e ushqimeve gjithashtu u rritën me 7.5%, ndërsa çmimet e mallrave u rritën me 4.2% dhe kostoja e shërbimeve u rrit me 3.5%./rel

Shqipëria ka një inflacion të importuar prej rreth 57% sipas llogaritjeve të revistës Monitor. Rritja e kësaj peshe të inflacionit pritet të ndikojë më tej në tregun shqiptar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0