Martin Dietschi, drejtor i Swisscontact për Shqipërinë vlerësoi mundësinë e kontributit në teknologjinë shqiptare, e sidomos në krijimin e këtij laboratori. Ai theksoi se do të vazhdojë mbështetja në këtë drejtim.
Lexo: Drejt rikonstruksionit 3 shkolla të mesme profesionale në vend
Në ambientet e laboratorit “Smart Home”, dy profesorët e Inteligjencës Artificiale shpjeguan me detaje gjithçka rreth laboratorit. Z. Rene Vander Gaag, përfaqësues i DigitalSTORM si dhe Lulëzim Veliu dhe Milaim Deliu, të cilët janë përfaqësues të Smart Albania theksuan avantazhet e smarthome. Sipas tyre, me krijimin e këtij laboratori, shkolla Gjergji Canco është një hap para të gjitha shkollave të rajonit, vlerë e shtuar kjo për vendin dhe të gjithë nxënësit që studiojnë aty.
Një tjetër pikë kyçe e eventit ishte edhe çertifikimi i mësuesve të trajnuar në modulin “Smart Home” e më tej të gjithë të ftuarit u njohën me ambientet laboratorike të shkollës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto