Së fundi, është hapur tenderi për rikonstruksionin e tyre. Në rikonstruksion do të përfshihen shkolla e Mesme Profesionale (Industriale) “Thoma Papapano” në Gjirokastër, ku parashikohet shtimi i numrit të klasave e laboratorëve, duke përfshirë edhe godinën e ish konviktit.
Në Kavajë parashikohet rikonstruksioni i shkollës së Mesme Profesionale “26 Marsi”. Kompleksi mësimor ka një godinë për mësimdhënie dhe ambiente sportive jo në gjendje të mirë.
Në projektin e Shkollës së Kavajës parashikohet restaurim i godinës aktuale por edhe ndërtim i ri shtesë.
Lexo: Praktika Profesionale në Distancë për nxënësit e Lezhës dhe Vlorës
Në shkollën profesionale “Sali Ceka” në Elbasan janë parashikuar vetëm restaurime. Aktualisht kjo shkollë ka 600 nxënës të regjistruar.
Arsimi i mesëm profesional prej disa vitesh po gëzon një vëmendje të shtuar të instiucioneve vendase, nxitur edhe nga organizata të huaja.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto