Impresionon Teknologjia 4-D, ekipi i Harvardit prezanton kërkimin

Impresionon Teknologjia 4-D, ekipi i Harvardit prezanton kërkimin


Printimi/vizatimi tre dimensional, procesi i prodhimit të objekteve fizike nga skedarët dixhitalë, ka bërë përparime të mëdha: Protezat 3D po bëhen një opsion i përballueshëm ekonomikisht për fëmijët që rriten shpejt dhe këto të fundit mund të rrinë të vogla. Shkencëtarët, ndërkohë po bëjnë pararojë në të ardhmen. Kërkimet në Harvard kanë zbuluar së fundmi avancimet më të fundit në printimin 4-D.

Në këtë rast, dimensioni i katërt i përket kohës. Objektet fillojnë si vizatime të përbëra me xhel mbi një sipërfaqe të sheshtë, dhe më pas zgjerohen në një formë tredimensionale kur zhyten në ujë. Xheli përmban fibra shumë të vogla të celulozës, një përbërje organike, e cila gjendet te bimët. Mënyra se si radhiten me njëra-tjetrën këto fibra përcakton ngurtësinë e tyre dhe shkallën me të cilën ato do të bymehen kur të vendosen në ujë.

Ekipi i Harvardit, i udhëhequr nga Jennifer Lewis nga instituti Wyss i universitetit, u frymëzua nga mënyra se si bimët ndryshojnë format e tyre bazuar në stimujt e jashtën si drita e diellit, temperatura ose lagështia. Një demonstrim i hedhur nga shkolla tregon një objekt në formën e një luleje të vizatuar me 4-D e cila zhytet në ujë.

Koncepti i printimit 4-D nuk është i ri: profesori i MIT (Massachusetts Institute of Technology), Skylar Tibbits e prezantoi për herë të parë frazën në një konferencë të TED në 2013-ën. Por ndërsa procesi i Tibbit-it kërkonte 2 materiale, një të butë dhe një të fortë, skuadra e Harvardit përdor një: fibrat e injektuara me xhel, që i referohet si një “ngjitës i përbërë hidroxheli.”

Ajo që mbetet për t’u parë është pikërisht se cilët probleme mund të zgjidhë teknologjia e printimit 4-D. Shpresat janë që një ditë printimi me 3-D të krijojë një ind të ri i cila do të zëvendësonte plotësisht nga ana funksionale organet. Dimensioni i shtuar i kohës do të thotë se objektet e printuara, teorikisht mund të alternohen dhe ta përshtasin formën e tyre ndërsa trupi i njeriut ndryshon. Por Revista e Teknologjisë e MIT debaton në lidhje më këtë pasi ka ende një rrugë të gjatë drejt saj, më shumë edhe për faktin se edhe vetë teknologjia 3-D nuk është perfeksionuar ende.

Përpos këtyre, krijimi i një objekti të lëvizshëm tre-dimensional nga diçka dy-dimensionale është vërte impresionuese. Më poshtë mund të shikoni videon 60-sekondëshe demonstruese të ekipit të Harvard-it.

 

/Burimi: Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0