Igli Tafa: Ja sa % e sulmeve kibernetike janë si rezultat i gabimeve njerëzore - Business Magazine Albania

Igli Tafa: Ja sa % e sulmeve kibernetike janë si rezultat i gabimeve njerëzore

Gjatë vitit 2023, sipas të dhënave të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Shqipëria u përball me 46 sulme kibernetike, prej të cilave 12 solli pasoja të konsiderueshme financiare. Në 70% të këtyre rasteve, gabimet ishin tërësisht njerëzore, shkaktuar nga neglizhenca dhe mungesa e njohurive në fushën kibernetike. Duke u bazuar në këto statistika shqetësuese, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në bashkëpunim me CRDF Global dhe me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit, organizoi një trajnim të rëndësishëm me temën “Higjiena Kibernetike dhe Praktikat më të Mirë të Sigurisë”. Ky aktivitet u zhvillua në format hibrid, duke lejuar pjesëmarrjen në mënyrë fizike dhe online. Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Z. Igli Tafa, theksoi nevojën për një vëmendje më të theksuar ndaj këtij problemi, i cili ka pasoja të rëndësishme financiare.
Më shumë se dy mijë punonjës të Administratës Publike po përfshihen në një program intensiv trajnimi nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, me qëllim parandalimin e sulmeve kibernetike në sistemet kompjuterike të shtetit shqiptar.

“Për të mbrojtur këto infrastruktura dhe për të rritur kapacitetet njerëzore, është e rëndësishme që punonjësit të jenë të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm se çdo sulm kibernetik prek jo vetëm institucionin, por gjithashtu edhe zinxhirin ekonomik të vendit tonë. Po ashtu, është e rëndësishme që ata të punojnë në përputhje me standardet që janë të përcaktuara nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike”, tha Drejtori i AKSK.

Drejtori i AKSK gjithashtu informoi për numrin e sulmeve të regjistruara gjatë vitit të kaluar dhe origjinën e tyre.

Sulmet kibernetike solli shumë sfida vitin e kaluar për disa institucione dhe në kohët e fundit janë rritur, duke kthyer në rrezik potencial infrastrukturën dhe ekonominë e Shqipërisë.

Shtatëdhjetë për qind e incidenteve kibernetike shkaktohen si pasojë e gabimeve njerëzore, të cilat ndodhin pa e ditur ose kuptuar nga punonjësi përkatës që po kryen veprime të gabuara.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0