Ibrahimaj: Rritet aktiviteti ekonomik. Amnistia jo për të gjithë - Business Magazine Albania

Ibrahimaj: Rritet aktiviteti ekonomik. Amnistia jo për të gjithë

Ibrahimaj

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka folur në komunikimin e saj për mediat për ecurinë e ekonomisë dhe masat e ndermarra nga qeveria, përfshirë nismën për amnistinë fiskale.

Sipas saj, rritje më të dukshem kanë sektori I turizmit dhe ndërtimit. “Në 8 mujor kemi pasur një rritje me 15% në sektorin e ndërtimit, ndërsa sektori i prodhimit me 25% në nivel qarkullimi. Sektori i shërbimeve 13%. Sektori i transporti 35% dhe sektori i tregtisë 29%”.

Niveli i qarkullimit në fushën e turizmit u rrit 30% në 8 muaj, ose 13.4 miliardë lekë më shumë se një vit më parë. Të dhënat nga QKB flasin për një rritje të numrit të bizneseve në tremujorin e tretë të këtij viti, duke rritur pritshmëritë e qeverisë për aktivitetin ekonomik. “Në muajin gusht stoku i bizneseve të regjistruar sipas QKB është 126 111 biznese, rreth 4.9% më i lart se gushti i 2021. Si nivel biznesesh të reja këtë vit kemi një rritje prej 10.2%. Ka një rënie të bizneseve të pezulluara, me 7.6%”, theksoi ministrija.

Ccmimet vleresohet të kenë ndikuar në rritjen e tregitsë, por edhe të aktivitetit qarkullues të mallrave. Ndonëse ministrja u ndal tek të dhënat zyrtare, ku shifrat flasin për rritje të vlerës së importeve me 25%. Ajo theksoi se, rritja e importeve vjen në vlerë dhe në vëllim. Ministrja theksoi se, viti i thatë ka rritur importet e energjisë deri, ndërsa ka një rënië të importeve së fundi.

Lexo: Konfindustria: Duhet konsensusi i BE për faljen fiskale

“Në bazë të informacioneve ne mendojmë se 3 mujori i tretë i vitit do të ketë një ecuri të përshpejtuar të rritjes ekonomike në krahasim me tre mujorin e dytë”, tha Ibrahimaj.

Lidhur me amnistine fiskale ajo theksoi se, Amnistia fiskale dhe penale synon legalizimin e të ardhurave të emigrantëve dhe nuk do të legalizojë çdo burim. Ajo iu referua qëndrimit të qytetarëve për aplikimin apo jo të amnistisë.

“Nga pyetësori i popullatës, mbi 60% e popullatës u shpreh se ishte pro amnistisë fiskale dhe penale me qëllim legalizimin e të ardhurave të emigrantëve. Ky ligj vepron brenda kufijve të Shqipërisë dhe do të aplikohet për qytetarët shqiptarë. Sa i përket nëse do të legalizojë çdo burim, nuk mund të ketë legalizime të një ndërtimi të paligjshëm. Ka filluar si proces shumë kohë përpara se të merreshin nismat ligjore”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0