I LOVE MY BUSINESS nga Ermal Mamaqi, një nxitje drejt rritjes tuaj dhe të biznesit - Business Magazine Albania

I LOVE MY BUSINESS nga Ermal Mamaqi, një nxitje drejt rritjes tuaj dhe të biznesit

I love my business

Vite të tëra përvoje në biznes, televizion, shitje dhe marketing e mirëqenie  u shpalosën në eventin 2 ditor  “I love my Business”, organizuar nga Ermal Mamaqi. Teksa lexon titullin e eventit mendja të çon në taktika se si ta bësh biznesin tënd të suksesshëm. Por, trajnimit shkon përtej biznesit, sepse ashtu siç të gjithë pjesëmarësit në sallë zbuluan, biznesi i parë i yti, je ti!

Në datat 28 & 29 prill, mbi 2000 pjesëmarrës, të etur për të mësuar më shumë mbi rritjen personale dhe profesionale, trokitën në dyert e Pallatit të Kongreseve në orën 12:00 në ditën e parë të tij dhe vijuan rrugëtimin deri në orën 19:00 të ditës pasardhëse.

Trajnimi u fokusua në përmirësimin e vizionit, qartësisë dhe teknikat, që secili nga ne mund të përdorë për të qenë më i motivuar, më i frymëzuar dhe më efikas në jetë, marrëdhënie, punë dhe jo vetëm.

Vlerë e shtuar në event ishin dhe të ftuarit specialë nga bota e biznesit, artit dhe spiritualitetit.

Sipërmarrësi Samir Mane ndau mësime dhe pikëpamje nga eksperienca e tij që nga fillimet si sipërmarrës deri në ditët e sotme. 

Samir Mane tek eventi I love my businessKadri Morina po ashtu tregoi për audiencën pak nga historia e tij dhe sekretet për suksesin në biznes dhe jetë.

Kadri Morina tek eventi i love my business nga Ermal MamaqiErmir Mamaqi i dha fokus të veçantë departamentit dhe konceptit të shitjes, mënyrave dhe teknikave të zgjuara për të realizuar një shitje sa më efikase.

Ermir Mamaqi tek eventi i love my business nga Ermal Mamaqi

Mjeshtri i Meditimit Sheki Useini preku zemrat e çdo pjesëmarrësi me meditimin e tij dhe shpjegoi për të gjithë sa esencial është meditimi dhe qetësia e brendshme për arritjen e suksesit në jetë dhe karrierë.

Sheki Useini tek eventi i love my business nga Ermal Mamaqi

Artisti Olen Cesari ishte një tjetër i ftuar special në event i cili frymëzoi pjesëmarrësit me muzikën e tij dhe dhuroi një performancë unike për të gjithë.

Olen Cesari tek eventi i love my business nga Ermal Mamaqi

Një shfaqje të paharrueshme dhuruan dhe kërcimtarët e vegjël të Quest Style Crew Albania, të cilët ndezën skenën në ditën e dytë të eventit.

Në krye të dy ditëve të eventit, secili nga pjesëtarët mori me vete një buqetë emocionesh, përjetimesh dhe mësime që prekin çdo sferë të jetës apo punës së tyre. Ata patën mundësi të lidheshin me njëri-tjetrin, të krijonin bashkëpunime të mundshme dhe miqësi të reja.

Komentet e marra pas eventit qenë të jashtëzakonshme. Shumë individë shprehen se kjo eksperiencë i ka bërë më të mirë, më të fokusuar, më të qartë për gjërat që duan të arrijnë në jetë dhe i ka motivuar për të marrë rezultate më të mira në punën që bëjnë apo biznesin që zotërojnë.

Mes morisë së përjetimeve dhe dëshmisë se misioni i ekipit po përmbushet dita ditës Ermal Mamaqi ka thënë me bindje se është i vendosur ta vazhdojë “I LOVE MY BUSINESS” si një kontribut i madh për shoqërinë shqiptare në formimin e kulturës së punës, shëndetit, marrëdhënieve dhe mbi të gjitha përmirësimin e raporteve me njeriun më të rëndësishëm që secili nga ne ka: VETVETEN.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0