Hyn në fuqi ligji antiduhan. Masa të rrepta për shitësit dhe pronarët e lokaleve

Hyn në fuqi ligji antiduhan. Masa të rrepta për shitësit dhe pronarët e lokaleve


Duke filluar nga dita e sotme (15 gusht 2019) hyn në fuqi ligji antiduhan. Kjo deklaratë u bë e ditur për mediat nga Minstrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu. Ligji parashikon ndalimin e përdorimit të cigares elektronike, duhanit me ngrohje apo shisha/nargjile, në ambiente të mbyllura.

Masat e rrepta do të jenë si për shitësit, ashtu edhe për pronarët e lokaleve që lejojë konsumimin e lëndëve të lartëpërmendura në ambientet e lokalit dhe që e shërbejnë atë për të rrinj nën moshën 18 vjeç.

Gjoba që do të akordohet për shitësit që do të shesin lëndët e duhanit për të rinj nën moshën 18 vjeç do të jetë 100’000 lekë. Për të gjithë subjektet që shkelin ligjin për pirjen e duhanit në ambientet e brendshme, është 300 mijë lekë.

Në rast se shkelja do të përsëritet gjoba do të gjashtëfishohet, madje mund të rezikojnë edhe pezullim të aktivitetit të biznesit.

Lexo: Cigaret elektronike si duhani?

“Nuk është një aksion sporadik, inspektorët e shëndetësisë do të jenë çdo ditë në terren për të monitoruar zbatimin e ligjit për mbrojtjen e shëndetit nga duhani, përfshirë edhe cigaret elektronike, shisha/nargjile dhe çdo lloj produkti duhani. Nëse nuk respekton ligjin, nuk falesh!  6-fishim gjobe -pezullim aktiviteti për subjektet që shkelin ligjin në mënyrë të përsëritur” shkruan Manastirliu. 

Brenda një periudhe 2 vjeçare ligji synon të heqë nga tregu  paketimet e vogla që kanë nga 10 cigare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0