HRHub Albania organizon aktivitetin e saj të parë në Shqipëri

HRHub Albania organizon aktivitetin e saj të parë në Shqipëri


HRHub Albania, një nismë e re e duapune.com dhe DM Consulting Services e lindur si nevojë për të adresuar sfidat me të cilat përballet tregu i Burimeve Njerëzore në Shqipëri por edhe më gjerë, organizoi më 5 nëntor 2019, aktivitetin e parë “InnoRecruit  – Diskutojmë së bashku inovacionin në rekrutim”.

Në këtë aktivitet, HRHub Albania mblodhi së bashku drejtues të Burimeve Njerëzore, ekspertë, drejtues të kompanive dhe profesionistë të fushës, për të diskutuar mbi inovacionin në rekrutim, për të adresuar problematikat dhe për të bashkëpunuar në lidhje me zgjidhjen e çështjeve të ndryshme.

Fjalët hapëse të Z. Romeo Sherko – Zv.Kryetar Bordi, Shoqata e TIK në Shqipëri(AITA); Z. Arben Memo – Kryetar Bordi, ACN (Rrjeti i Konsulentëve Shqiptarë); Znj. Ines Muçostepa – Kryetare e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë, sollën në qendër të vëmendjes sfidat me të cilat po përballet biznesi, mungesa e kapitalit të kualifikuar njerëzor për shkak të emigracionit të profesionistëve të mirë, paqëndrueshmëria e tregut të punës, mungesa e komunikimit efektiv me universitetet, cilësia e dobët e internship-ve etj.

Lexo: duapune.com sjell serinë e trajnimeve të burimeve njerëzore të aplikuara

Shalsi u shpreh për rëndësinë e përgatitjes së kapitalit njerëzor në shkollë dhe të bashkëpunimit më efikas ndërmjet shkollës dhe biznesit. Ai gjithashtu shprehu sërish gatishmërinë për të ndihmuar dhe diskutuar çdo problematikë të biznesit që lidhet me këtë temë.

Më pas Z. Dritan Mezini, Administrator i DM Consulting Services/themelues i duapune.com, mbajti prezantimin “Inovacioni në rekrutim”, në të cilin foli mbi tendencat e reja të tregut global të punës, dixhitalizimi, aftësitë e reja, ndryshimi i profilit të profesionistit, rritja e nivelit të njësive të BNJ nëpër kompani dhe organizata.

Ky prezantim i hapi rrugën diskutimeve të paneleve, me të ftuar përfaqësues të industrive kryesore në Shqipëri si: Telekomunikacioni, TIK, Media, Ndërtimi, HOREKA etj., të cilët ndanë me pjesëmarrësit eksperienca, procese inovative, shembuj suksesi dhe risi përsa i përket 3 tematikave kryesore, për të cilat mund të lexoni më shumë në HRHub Albania.

DuaPune.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0