Hong Kong kryeson listën e qyteteve më të shtrenjta në botë

Hong Kong kryeson listën e qyteteve më të shtrenjta në botë

Hong Kong

Hong Kongu është qyteti më i shtrenjtë në botë për të huajt, sipas një studimi të kompanisë amerikane Mercer.

Gjashtë nga 10 qytetet më të shtrenjta për të huajt janë në Azi. Hong Kong e merr titullin si qyteti më i shtrenjtë në botë, për të dytin vit radhazi, pavarësisht se u trondit nga protestat për disa muaj. Hong Kongu zë vendin e pare, kryesisht për shkak të çmimeve të larta të banesave.

Pas tij vjen kryeqyteti i Turkmenistanit, Ashgabati. Çmimet e larta në Ashgabat thuhet se janë pasojë e inflacionit të lartë në Turkmenistan.

I treti në listën e Mercerit është kryeqyteti i Japonisë, Tokio.

Studimi mat koston e 200 gjërave – përfshirë strehimin, transportin, ushqimin, veshjet, sendet shtëpiake dhe argëtimin – në 209 qytete.

Gjashtë qytete aziatike u renditën në mesin e 10 qyteteve më të shtrenjtave për të haujt në studimin e 26-të të kostos vjetore të Mercer-it.

Singapori dhe New York u rradhitën në vendin e pestë dhe të gjashtë. Tre qytete zvicerane, zyrihu, Berni dhe Gjeneva u renditën përkatësisht në vent të katërt, të tetë dhe të nëntë. Shanghai dhe Pekini i Kinës u renditën në vend të shtatë dhe të dhjetë në listën e qyteteve më të shtrenjta.

Lexoni: Ky është shteti më i mirë në botë për të rritur fëmijët tuaj

Sondazhi zbuloi se qyteti më i shtrenjtë në Afrikë ishte Ndjamena (në vend të 15) në Çad, një vend përpara San Franciskos. Kryeqyteti i Nigerisë Lagos u rendit në vendin e 17-të, vetëm një vend përpara kryeqytetit britanik, Londrës.

Tel Aviv u rendit qyteti më i shtrenjtë në Lindjen e Mesme në vendin e 12, i ndjekur nga Dubai në vend të 23-të. Sipas studimit, qytetet më pak të shtrenjta ishin Tunis dhe Ëindhoek.

Studimi i Mercer-it është krijuar për të ndihmuar kompanitë të vendosin se sa duhet të paguajnë punonjësit e tyre jashtë shtetit. Sondazhi gjurmon koston e jetesës për të huajt. Renditja e këtij viti forcon trendin se qytetet aziatike dhe afrikane po bëhen më të shtrenjta për të huajt.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0