Ky është shteti më i mirë në botë për të rritur fëmijët tuaj

Ky është shteti më i mirë në botë për të rritur fëmijët tuaj


Nëse jeni duke krijuar familje ose tashmë keni fëmijë, mund t’ja vlejë t’i hidhni një sy Norvegjisë, e cila sipas një studimi të fundit, ofron mjedisin më të mirë për të rritur gjeneratën e ardhshme.

Shteti skandinav renditet para Koresë së Jugut (e dyta), Hollandës (e treta), Francës (e katërta) dhe Irlandës (e pesta). Kjo renditje është bërë duke marrë në konsideratë një sërë faktorësh që kanë të bëjnë me mirëqenien e fëmijëve, thotë raporti i kësaj jave i The Lancet. Këta faktorë përfshijnë fushën e shëndetësisë, edukimit dhe ushqimit.

Në 180 vendet e listuara në “indeksin e lulëzimit të fëmjëve”, Amerika u rendit në vendin e 39-të, pak para Kinës (e 43-ta) dhe Kubës (e 46-a).

Kombet udhëheqëse, të cilat u renditën përkrah disa prej vendeve më të pasura në botë, rezultuan se kanë sisteme superiore në kultivimin e zhvillimit të fëmijëve, si dhe politika shumë të mira të shkollave, spitaleve dhe mjedisit.

Lexo këtu: Fëmijët e nënave në karrierë, rriten po aq të lumtur sa ata të nënave në shtëpi

Vendet me zhvillim të ulët si Somalia, (e 178-a), Çadi (i 179-i) dhe Republika Qendrore Afrikane (e 180-a) ranë në renditje.

Sidoqoftë, Organizata Botërore e Shëndetit, e cila ishte mes 40 organizatave të kujdesit shëndetësor që hartuan raportin, u tha se asnjë vend nuk po bënte mjaftueshëm për të mbështetur gjeneratën e ardhshme.

“Ky raport tregon se vendimmarrësit në botë po dështojnë shumë shpesh me fëmijët dhe të rinjtë e sotëm. Po dështojnë në mbrojtjen e shëndetit, të drejtave dhe planetit të tyre”, tha Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjitshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit.

“Kjo duhet të jetë thirrje për t’u zgjuar për të gjitha vendet, që të investojnë në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve, të sigurohen që zëri i tyre të dëgjohet, të mbrojnë të drejtat e tyre dhe të ndërtojnë një të ardhme që u përshtatet fëmijëve”, vijoi ai.

Gjithashtu, raporti i renditi vendet sipas nivelit të emetimit të karbonit dhe specifikisht nivelin e planifikuar deri në vitin 2030.

Sipas raportit, shumë nga vendet kryesore në “indeksin e lulëzimit të fëmijëve” ranë në renditje.

Në këtë, Norvegjia u rendit e 156-a dhe Amerika e 173-ta.

“Nga krizat klimatike tek obeziteti dhe reklamat e dëmshme të marketingut, fëmijëve nëpër botë u duhet të përballen me kërcënime që kanë qenë të paimagjinueshme disa gjenerata më parë”, shtoi Henrietta Fore, drejtoresha ekzekutive e UNICEF.

CNBC

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0