Nëse Holanda gjendet në mënyrë të qëndrueshme mes vendeve më të lumtura në botë mund të jetë edhe meritë e ritmeve të punës. Të bëhesh copa në punë, nuk të shpërblen. Për të qënë mirë, është shumë më e përshtatshme një kontratë part-time.
Sipas The Economist, statistikat e nxjerra nga disa vende europiane tregojnë se zgjedhja për të mos i kaluar 36 orë punë, ndodh për gati 27 % të meshkuve holandezë dhe gati 77% të grave. Kjo rezulton vërtet një gjetje.
Fatkeqësisht Holanda është një rast i vetëm. Në Europë, mesatarisht, gjërat ecin ndryshe, me një mesatare të punonjësve part-time 8.7% te meshkujt dhe 32.2 % te gratë.
Po cilat janë arsyet e këtij ndryshimi, sidomos tek gratë? Fakti që Holanda nuk është prekur nga dy luftërat botërore të shekullit XX. Pra, gratë, nuk kanë pasur nevojë të hyjnë në tregun e punës. Edhe nëse futen e nisin vonë dhe me hap të ngadaltë.
Por në përcaktimin e këtyre vlerave të palëkundura të vendit kanë qënë dy faktorë të tjerë: nga një anë roli i vlerave kristiane, që ka nxitur nënat të kujdesen për fëmijët dhe të rrinë gjatë në shtëpi, nga ana tjetër pasuria tradicionale, e cila nuk e ka të nevojshme sigurimin e të ardhurave familjare nga disa paga.
Edhe kur kanë nisur punën gratë, nuk kanë pasur asnjëherë peshë të rëndë. Ligji ndërkohë e ka përcaktuar që në vitin 2000 të drejtën e nënave dhe baballarëve holandezë të mund të zgjedhin punën part-time.
Kjo në fakt, krijon edhe pengesa në zhvillimin në karrierë. Pak gra janë si menaxherët kryerësore të ndërmarrjeve dhe arsyeja mund të jetë pikërisht sasia e pakët e orëve të angazhuara në punë.
Por, krahas orarit të shkurtuar, ndikim në lumturi po jep edhe sporti. Në këtë vend, 53% e të rriturve stërviten të paktën 4 herë në javë. Një zakon që për British Heart Foundation, ndihmon në shëndet dhe nxit buzëqeshjen.
Ky do të ishte një model shumë i mirë edhe për ne, por nëse keni qenë të vëmendshëm më lart, është pikërisht trashëgimia pasurore (ose thënë ndryshe një nivel më i lartë ekonomik i vendit e familjeve) që na pengon të punojnë part-time. Një ekonomi e dobët dhe ende në zhvillim, bëhët pengesë për shkurtimin e orëve të punës.
Huffington Post, BM