Shkruar nga Geri Kolgega
YouTube është një nga platformat më të mëdha dhe më të njohura të shpërndarjes së videove në internet. Ka më shumë se 4 miliardë orë shikues video çdo muaj dhe rreth 500 orë përmbajtje video ngarkohen në YouTube çdo minutë që kalon. Që nga fillimi në 2005-ën, YouTube është transformuar nga një vitrinë për video amatore në një platformë që shpërndan përmbajtje origjinale, duke konkurruar me televizionet.
Platforma gjithashtu ka mundësuar krijimin e një profesioni krejtësisht të ri – atë të Youtuber-it një krijues i përmbajtjeve origjinale, që mund të kthehet në një karrierë shumë fitimprurëse për njerëz anembanë botës.
YouTube dhe “YouTubers-at”, krijuesit origjinalë të videove
YouTube u krijua fillimisht si një platformë, ku çdokush mund të postonte çdo video që dëshironte. Shpresohej që përdoruesit të mund të përdornin faqen për të ngarkuar, ndarë dhe parë video pa kufizime. Që atëherë është rritur për t’u bërë një nga faqet kryesore të shpërndarjes së videove në botë. Sot, shumë Youtuber-s bëjnë një jetë të mirë duke shitur hapësirën e reklamave përpara ose në videot që krijojnë dhe ngarkojnë në platformë.
Njëri prej tyre në Shqipëri është edhe Mateo Velo. Ai shprehet se ideja për të nisur një kanal në Youtube ishte nga nevoja për të shprehur mendimet dhe mungesa e krijuesve në gjuhën shqipe. Karierra si Youtuber për të është një investim i shtrirë në kohë:
“Për të qenë i sinqertë, jeta si Youtuber në fillim nuk të siguron asnjë të ardhur. Përkundrazi ti duhet të shpenzosh shumë si në pjesë monetare, si në kohë. Ama të siguron të ardhura të mira kur arrin një bazë të mirë audience dhe nëse e përmirëson veten dhe investon në atë aspekt. Pra, duke investuar në mjete më të mira xhirimi, në njohuri editimi, në njohuri rreth gjërave që thua”,- shprehet ai.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.