Heimo Hammer është folësi i parë i edicionit të 2-të të konferencës së marketingut dixhital AllWeb - Business Magazine Albania

Heimo Hammer është folësi i parë i edicionit të 2-të të konferencës së marketingut dixhital AllWeb


Heimo Hammer është folësi i parë i edicionit të dytë të konferencës së marketingut dixhital AllWeb që do të organizohet më 12 tetor në Tirana Business Park. Ai ka studiuar në Universitetin e Ekonomisë dhe Administrimit të Biznesit në Vienë me një fokus të veçantë në fushën e marketingut, reklamimit dhe teknologjisë së informacionit.

Ai ka qenë asistent profesor për marketing në universitet dhe ka punuar për kompani të tilla si Siemens, McCann Erickson dhe Dr. Puttner & Bates. Ai jeton në Vjenë dhe punon në Nis, Londër dhe Vjenë. Në vitin 1990 ai themeloi Kraftwark si një agjenci krijuese me shërbime të plota dhe marketing dixhital.

Lexoni: ALLWEB – BOTA E MARKETINGUT DIXHITAL

Kraftwark është agjencia udhëheqëse austriake që përdor kanale të kryqëzuara marketimi dhe është e para si agjenci dixhitale dhe renditet në vendin e 4-ët si agjenci reklamuese. Të ardhurat e kompanisë në vitin 2016 kanë qenë 15,2 milionë €. Në 27 vitet e fundit, Heimo Hammer dhe ekipi i tij kanë lançuar më shumë se 2.000 fushata reklamuese dhe më shumë se 2.500 projekte dixhitale për klientë si Redbull, Coca- Cola, Unicredit, Lufthansa, Deutsche Börse, Pizza Domino, Opel, Rewe, Eni, Cyrih etj.

Heimo Hammer është “Zoti i Dixhitalizimit në Austri” dhe pronari i grupit Kraftwark me 6 kompani (njëra prej tyre gjendet në Nis të Serbisë). Në Kraftwark punojnë rreth 54 punonjës dhe më shumë se 60 freelancer dhe është fokusuar në gjashtë fusha strategjike të biznesit si Digital Change Consulting, Reklamim, Marketingu i performancës, UX, Marketingu i përmbajtjes dhe Teknologji & Inovacion.

Heimo Hammer ka qenë një lojtar futbolli profesionist. Ai pëlqen tenisin dhe ngjitjet me biçikletë në mal.

Lexoni: “POST ALLWEB, KONFERENCA E PARË E MARKETINGUT DIXHITAL NË SHQIPËRI

AllWeb është Konferenca e parë e Marketingut Dixhital në Tiranë. Organizohet që nga viti 2012 në Shkup duke mirëpritur në skenën e saj folës profesionistë nga kompani që përfaqësojnë marka të mirënjohura ndërkombëtare. Ky është viti i dytë që AllWeb mirëpret në Tiranë folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të marketingut dixhital.

Për më tepër informacion kontaktoni me:
Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al

Si edhe me Darko Bulldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk

Për më tepër informacione rreth folësve, programit, biletave dhe për vetë konferencën mund të gjeni në www.allweb.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0