Harrojeni ekuilibrin punë-jetë – të rinjtë tani duan ekuilibër dashuri-jetë - Business Magazine Albania

Harrojeni ekuilibrin punë-jetë – të rinjtë tani duan ekuilibër dashuri-jetë

Punoni fort, festoni më fort? Kështu ishte sezoni i kaluar. Të rinjtë sot, parapëlqejnë të punojnë shumë dhe të festojnë më shumë. Sa për dashurinë, kush ka nevojë për të, kur ju e doni atë që bëni dhe bëni atë që doni!

Me çdo brez të ri, vjen një grup i ri thëniesh. Ajo që ishte deri disa vite më parë, “Puna është pjesë e jetës, por jo e gjithë jeta jote” tani është “Ajo që bën, është ajo çka je”.

Të gjithë janë në një rutine metaforike, duke u përpjekur të arrijnë qëllimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur; ndërkohë çdo gjë dhe të gjithë mund të presin.

Është viti 2023 dhe Brezi Z nuk ka kohë për dashuri. Marrëdhëniet kërkojnë kohë dhe përpjekje dhe kjo është pikërisht ajo, që ata nuk kanë.

Aplikacionet e takimeve ndihmojnë dhe mediat sociale nuk ju bëjnë të ndiheni të vetmuar. Nëse mendoni se kjo është një situatë e trishtë, epo… këto janë kushtet.

Sipas një sondazhi të Qendrës Kërkimore Pew, 51% e amerikanëve pranuan se shpenzonin më shumë kohë në telefon duke punuar, sesa duke e përdorur atë për të kontaktuar partnerët e tyre.

62% e tyre mendonin se ishin më produktivë në punë, kur ishin beqarë dhe çuditërisht, 64% e beqarëve, veçanërisht ata në grupmoshën 25-35 vjeç, thanë se do të përqendroheshin më mirë në qëllimet e tyre të karrierës, sesa të gjenin një partner të përshtatshëm.

Koncepti i ekuilibrit punë-jetë, është përhapur prej kohësh, për t’u siguruar që të mos bëni kompromis me jetën personale, ndërsa përpiqeni të arrini qëllimet profesionale.

Koha me partnerin, familjen, miqtë dhe të dashurit tuaj, është parë gjithmonë po aq ose më shumë e rëndësishme, sa ndërtimi i një karriere dhe fitimi i parave.

“Puno fort, festo më fort.”

“Familja vjen e para.”

“Puna është pjesë e jetës, por jo e gjithë jeta jote”

Të gjitha këto fjalë të urta, bënë të mundur, që shumica prej nesh, të përpiqeshin të siguroheshin që jo vetëm të punonim, por edhe të kishim një jetë.

Por, diku mes gjetjes së një ekuilibri mes punës dhe jetës, Brezi Z u rrit dhe gjërat morën kthesë drastike.

Puna juaj nuk është thjesht një punë – tani është pasioni juaj i vetëm. Gjëja që të bën të ngrihesh nga shtrati çdo mëngjes me emocione, çfarë mendon në mëngjes, mesditë dhe natë.

Askush nuk e lë punën te dera kur shkon në shtëpi. Ata duan një ekuilibër dashuri-jetë, jo ekuilibër punë-jetë.

“Kur bëni atë që doni, nuk keni nevojë kurrë për të pushuar.”

“Puna është ajo që ju përcakton.”

“Bëni diçka nga e cila nuk do të keni nevojë kurrë për të marrë pushim.”

Për të rinjtë tani, puna e tyre nuk është ajo që ata bëjnë, por kush janë ata. Kjo është arsyeja pse lufta e tyre më e madhe, është të gjejnë kohë për punën midis shoqërimit, takimeve, udhëtimeve, etj.

Në të njëjtin sondazh të Qendrës Kërkimore Pew, 71% e të anketuarve shprehën dëshirën të takoheshin me dike, që do të kuptonte oraret e tyre profesionale dhe 53% e tyre mendonin se partnerët e tyre aktualë, mund të ishin më tolerantë ndaj orareve të tensionuara të punës.

A do të gjejnë këta të rinj ekuilibrin dashuri-jetë, që kërkojnë me dëshpërim? Vetëm koha do ta tregojë.

Ajo që është e qartë, megjithatë, është se e vetmja histori dashurie, që ata po kërkojnë, është ajo profesionale! / GQ

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0