Hapen regjistrimet për Shkollën Verore të Sipërmarrjes - Business Magazine Albania

Hapen regjistrimet për Shkollën Verore të Sipërmarrjes


Bashkohuni në radhët ndërkombëtare të suksesit këtë verë me këtë program të jashtëzakonshëm!

Bazuar në një program të suksesshëm për sipërmarrjen të zhvilluar për më shumë se dhjetë vjet në Shkollën e Biznesit Tuck, Kolegjin Dartmouth, në SHBA, Shkolla Verore Ndërkombëtare e Sipërmarrjes Ballkanike në Tiranë ndërthur mësimin në klasë, angazhimin e komunitetit sipërmarrës dhe projektet eksperimentale. Kursi bazohet në lexime, diskutime, ligjërata nga sipërmarrësit dhe studiuesit me eksperiencë të veçantë sipërmarrëse dhe financiare për të mbuluar aspektet e rëndësishme të formimit të shoqërisë, lidershipit dhe krijimit të vlerës.

Çfarë përfshihet:

  • Një projekt sipërmarrës i zhvilluar në ekipe, i rafinuar përmes prezantimeve paraprake të ekipit dhe duke përfunduar me një prezantim final në një panel sipërmarrësish dhe investitorësh të suksesshëm
  • Vizita në terren në Shqipëri dhe Kosovë në inkubatorët dhe organizatat e tjera të fokusuara në zhvillimin ekonomik nëpërmjet sipërmarrjes
  • Sesionet e mentorimit me folësit e kurseve, sipërmarrësit dhe investitorët e suksesshëm

Shkolla Verore BIESS do të zhvillohet gjatë javës së 17-24 Gushtit 2017. Programi do të përqendrohet në përshtatjen e njohurive globale në rajonin e Ballkanit si dhe në veçanti në Shqipëri dhe do të përfshijë të mësuarit dhe diskutimet mbi temat e mëposhtme:

  • Ambienti sipërmarrës i rajonit të Ballkanit, kuadri shoqëror dhe ekosistemi
  • Bazat për zhvillimin e ideve premtuese dhe kthimin e tyre në biznese të suksesshme
  • Sfidat e administrimit të biznesit
  • Lidhja midis rreziqeve dhe mundësive të sipërmarrjes

Ky program edukativ dhe trajnues, do të jetë intensiv dhe do të zhvillohet në gjuhën angleze.

Aplikoni këtu për shkollën verore BIESS!

Për detaje të tjera, na kontaktoni në info@biess.org.al 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0