Hapen aplikimet për programin “EU4TECH INVESTOR READINESS 2019” - Business Magazine Albania

Hapen aplikimet për programin “EU4TECH INVESTOR READINESS 2019”


EU4TECH është një projekt i mbështetur nga Bashkimi Europian. EU4TECH hap aplikimet për startup-et dhe ekipet kërkimore nga Rajoni i Ballkanit Perëndimor.

  • Do të përzgjidhen 35 startup-e dhe kompani.
  • Të gjithë pjesëmarrësit do të marrin trajnim të personalizuar nga një mentor specifik dhe do të mund të marrin pjesë në workshop-et e programit.

Programi i Trajnimit fillon në muajin Mars dhe përfundon në muajin Maj 2019 me @Forumi Investitor i EU4Tech në Beograd.

Pyetje që bëhen?!

Çfarë përfitoj nga pjesëmarrja në programin EU4Tech Investment Readiness?

Ju do të keni mundësi për të prezantuar projektin e biznesit tuaj për 20 investitorë ndërkombëtarë dhe rajonalë. Ju gjithashtu do të keni mundësi të organizoni një takim me investitorët, sipas orarit dhe disponueshmërisë së tyre.

Çfarë lloj projektesh biznesi mbështet programi?

Mbështet të gjitha kompanitë që tashmë kanë ose janë duke zhvilluar produktin ose shërbimin e tyre. Nëse jeni biznes inovativ lokal, me qëllim zgjerimin në tregje të tjera dhe / ose rritjen e biznesit tuaj, duhet të aplikoni gjithashtu. Ju duhet të aplikoni, nëse jeni gati për të shkëmbyer kapital për investime, ose nëse keni propozime të tjera për pjesën e të ardhurave.

Kush ka të drejtë të aplikojë?

Nëse jeni një kompani e regjistruar, pavarësisht nga struktura ligjore mund të aplikoni. Kompania juaj preferohet të jetë e regjistruar në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia. Ju gjithashtu mund të aplikoni në qoftë se jeni një ekip kërkimor i një projekti universitar, ose në rrugën e duhur për t’u bërë pjesë e projektit.

Cilat fusha dhe industri preferohen?

Çdo sektor është i pranueshëm.

Kush janë mentorët dhe ekspertët?

Ju do të keni akses dhe do të punoni gjerësisht me mentorë dhe ekspertë nga rrjetet e partnerëve të projektit EU4Tech – Ernst & Young, Inno TSD, MITO Technology dhe Technology Transfer Interface T3I. Detajet për mentorët i gjeni në www.eu4tech.eu

Aplikoni tani

Për informacione të tjera klikoni Këtu ose dërgoni email në eu4tech.ga@gmail.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0