Shefi ekzekutiv i kompanisë, Chi-hyung Song dha lajmin se një haker i panjohur ka transferuar ether nga portofoli i UPbit në portofolin e tij, në orët e vona të mbrëmjes së 27 nëntorit.
Në reagim të vjedhjes, UPbit ndaloi të gjitha depozitat dhe tërheqjet për dy javë.
Kompania tha se do të mbulojë dëmet me asetet e saj.
Lexoni gjithashtu:
Pse njerëzit frikësohen nga kriptomonedhat dhe si mund të zgjidhet kjo?
Vjedhja e bursave të kriptovalutave është shndërruar në një biznes mjaft fitimprurës për hakerët. Këta të fundit vodhën 40 milionë dollarë nga Binance, 32 milionë dollarë nga Bitpoint dhe 4.2 milionë dollarë nga Bitrue.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.