Grupi ProCredit rrit portofolin kredisë me 8.9%, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018

Grupi ProCredit rrit portofolin e kredisë me 8.9%, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018


ProCredit Holding AG & Co. KGaA (ProCredit Holding) raporton një rritje dinamike për Bankat ProCredit, të cilat janë kryesisht aktive dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre në Europën Juglindore dhe Lindore.

Grupi ProCredit, i pozicionuar si “Hausbank-Banka partnere” për SME-të, arriti rritjen e portofolit të kredisë bruto prej 8.9% ose 350 milion Euro në gjashtëmujorin e parë të 2018, duke e çuar portofolin total në 4.3 miliardë euro (krahasuar me 3 .9 miliardë Euro më 31 dhjetor 2017). Grupi vëren se, rrjedhimisht kishte mundësi të mbështetej mbi zhvillimet pozitive të regjistruara në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017 (4.8% ose 173 milion euro) dhe gjatë gjithë vitit ushtrimor 2017 (8% ose 281 milionë euro).

Deri në fund të vitit ushtrimor 2017, zhvillimi i portofolit të kredisë në Grupin ProCredit është ndikuar nga procesi i transformimit që shoqëroi fokusin strategjik tek bizneset SME me perspektiva të mira zhvillimi. Rritja e madhe e regjistruar gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2018 demonstron se si të gjitha Bankat ProCredit janë pozicionuar në mënyrë efektive si “Hausbanks-Banka partnere” për bizneset dinamike SME.

Borislav Kostadinov, anëtar i Këshillit Drejtues të ProCredit General Partner AG (i vetmi subjekt përgjegjës për menaxhimin e ProCredit Holding AG & Co. KGaA): “Gjysma e parë e vitit 2018 ishte shumë e mirë për Grupin ProCredit. Ne kemi regjistruar një rritje të madhe të portofolit, madje edhe më të lartë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 se në të gjithë vitin e mëparshëm ushtrimor. Ky fakt tregon se ne kemi qenë në gjendje të vazhdojmë me zgjerimin e planifikuar të aktivitetit të biznesit tonë me klientë SME. Kjo rritje e ndjeshme është pikërisht arsyeja se pse ne kemi forcuar bazën tonë të kapitalit me një rritje të suksesshme të kapitalit në shkurt të vitit 2018. Suksesi ynë buron nga këshillimi, konsulenca dhe performanca shumë cilësore e punonjësve tanë, të kombinuara me pozicionimin tonë të suksesshëm si Banka Partnere e të besueshme për bizneset SME”

Portofoli ynë i kredive eko, të cilat Bankat ProCredit i përdorin për të mbështetur projekte të përgjegjshme mjedisore, shënuan gjithashtu rritje të madhe: Në datën 30 qershor 2018, këto kredi përbënin 13.9% të totalit të portofolit të kredisë (krahasuar me 12.6% në 31/12/2017). Për më tepër, kreditë eko përfaqësojnë 17.2% të të gjitha kredive për investime deri më datën 30 qershor 2018.

Rezultati i konsoliduar i Grupit ProCredit nga operacionet e vazhdueshme të biznesit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 arriti në 26.7 milion euro, nivel i cili është më i lartë se 20.8 milionë euro të regjistruara për të njëjtën periudhë të një viti më parë. Masat që janë zbatuar në vitin e kaluar ushtrimor për rritjen e efikasitetit tashmë reflektohen qartë në shpenzime operative më të ulëta. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shpenzimet e personelit dhe shpenzimet administrative u ulën me 12.3%, ose 11.7 milionë euro, në 83.5 milionë euro. Gjithashtu, me prezantimin e konceptit tonë të zhvillimit të aktivitetit bankar të drejtpërdrejtë – Direct Banking – për klientët privat, të ardhurat neto nga komisionet u rritën me 11.1% në 24.0 milionë euro. Fushatat e marketingut të shënjestruara gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2018 kanë si synim të rrisin më tej ndërgjegjësimin për këtë mënyrë bankingu.

Shpenzimet për provizionimin e rrezikut mbetën të ulëta, të cilat gjithashtu kanë dhënë një efekt pozitiv në rezultatin e konsoliduar. Ky zhvillim bazohet në përmirësimet e vazhdueshme të cilësisë e portofolit. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, pesha e kredive me probleme u zvogëlua nga 4.8% më 31 dhjetor 2017 në 3.7% më 30 qershor 2018. Niveli i mbulimit të rrezikut për kreditë me probleme u rrit në mbi 90%.

Raporti kosto fitim është ulur për gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 në 71.3%, krahasuar me një raport prej 75.1% për gjashtëmujorin e parë të vitit 2017. Përmirësimet e dukshme të këtij raporti janë pasqyrimi dhe reflektimi i masave të efikasitetit të kostos të cilat janë zbatuar me sukses.

Në nivelin prej 26.7milion euro, rezultati i konsoliduar i Grupit ProCredit rezulton mbi nivelin e regjistruar gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017 (23.6 milionë euro).

  1. Kostadinov deklaroi më tej: “Ne jemi të kënaqur me arritjen e rezultateve tona edhe për gjashtëmujorin e parë të vitit. Zvogëlimi dhe reduktimi i kostos në rrjetin e degëve ka kontribuar shumë në këtë zhvillim pozitiv. Koncepti ynë i zhvillimit të aktivitetit bankar drejtpërdrejtë – Direct Banking për klientët privat po fillon të japë fryte e tij: Ne fillimisht shënjestrojmë dhe kemi në fokus klientët nga klasa e mesme në rritje, pasi ata shohin vlerë të qartë të shtuar të ofrimit dhe zhvillimit të aktivitetit bankar në mënyrë komode dhe të thjeshtë nëpërmjet kanaleve dixhitale. Kjo bëri të mundur që ne regjistrojmë rritjen e ardhurat neto nga komisionet.

Kthimi në kapital (RoE) rezultoi 7.5 për qind më 30 qershor 2018. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, Kthimi në kapital (RoE) u përmirësua me 0.5 pikë përqindjeje (krahasuar me 7.0% në gjashtëmujorin e parë të 2017), pavarësisht zmadhimit dhe rritjes së bazës së kapitalit.

Depozitat e klientëve, të cilat përbëjnë burimin më të rëndësishëm të financimit për Bankat ProCredit, rezultuan 3.6 miliardë euro më 30 qershor 2018; ky është niveli i njëjtë me nivelin e raportuar në fund të vitit ushtrimor 2017 dhe disi mbi vlerën 3,5 miliardë euro të regjistruar në fund të vitit 2016. Kjo është një arritje shumë pozitive, veçanërisht në aspektin e zvogëlimit të ndjeshëm të rrjetit tonë të degëve dhe të dixhitalizimit të shërbimeve për klientët privatë. Rënia e volumeve të depozitimeve të vogla të depozitave, e cila lidhet me mbylljen e degëve, u kompensua tërësisht me depozitat në rritje nga klientët e segmentit të biznesit.

Raporti i Kapitalit (The Common Equity Tier 1)  (CET1 fully loaded) është rritur nga 13.7% në fund të vitit 2017 në 14.6%, duke evidentuar kapitalizimin solid dhe të qëndrueshëm të Grupit ProCredit. Rritja dhe zmadhimi i kapitalit me 10% që u krye në shkurt 2018 pati një ndikim të rëndësishëm në këtë raport.

Kërkesat për kapitalin sipas Procesit të Analizës dhe Vlerësimit të Mbikëqyrjes (PAVM) iu paraqitën ProCredit Holding për herë të parë në Tremujorin e dytë të vitit 2018. Kërkesa e PAVM për Grupin ProCredit për 2018 ishte vendosur në nivelin 8.1% për raportin e kapitalit CET1, 10.1% për Raporti i kapitalit bazë dhe 12.9 përqind për raportin e kapitalit gjithsej, duke marrë në konsideratë rezervat e kapitalit. Baza e kapitalit të Grupit ProCredit rezulton mbi nivelin e këtyre kërkesave.

Për vitin 2018 në tërësi, ProCredit konfirmon parashikimet që janë paraqitur në Raportin Vjetor të vitit 2017 të publikuar: rritja e portofolit të kredisë bruto nga 12 deri 15% është ende pjese e parashikimeve. Në varësi nga zhvillimi i marzhit neto të interesit dhe rritjes së portofolit të kredive, raporti i kthimit në kapital (RoE) parashikohet të jetë midis 7.5 dhe 8.5% për vitin ushtrimor 2018.

Raporti i Grupit për gjashtëmujorin e parë të vitit është i disponueshëm duke filluar nga sot në gjuhën gjermane dhe angleze në faqen e internetit të ProCredit Holding në seksionin Marrëdhëniet me Investitorët. Për ta shkarkuar, mund të klikoni Këtu:

  • Grupi ProCredit ka regjistruar një rritje të madhe në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018: portofoli bruto i kredisë u rrit me 350 milionë euro ose 8.9% (krahasuar me 4.8 në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017) në 4.3 miliardë euro
  • Në vlerën e përgjithshme € 26.7milion, rezultati i konsoliduar nga operacionet e vazhdueshme të biznesit në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 është mjaft mbi rezultatin e regjistruar gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017 (20.8 milionë euro)
  • Zbatimi i konceptit Direct Banking për klientët privatë rezultoi në një rritje prej 11.1% të të ardhurave neto nga komisionet, në 24.0 milionë euro (krahasuar me 21.6 milionë euro në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017)
  • Parashikimet për vitin 2018 konfirmohen: rritja e portofolit të kredisë bruto prej 12 deri në 15 për qind dhe kthimit i kapitalit prej 7.5 deri 8.5%

Personat e kontaktit:

Andrea Kaufmann, Njësia e Komunikimit të Grupit, ProCredit Holding,

Tel.: +49 69 951 437 138,
E-mail: [email protected]

Rreth ProCredit Holding AG & Co. KGaA

ProCredit Holding AG & Co. KGaA, me seli në Frankfurt am Main, Gjermani, është kompania mëmë e Grupit ProCredit të orientuar drejt zhvillimit, e cila përbëhet nga bankat komerciale dhe tregtare për bizneset SME. Krahas fokusit të saj operacional në Europën Juglindore dhe Lindore, Grupi ProCredit është gjithashtu aktiv dhe ushtron aktivitetin e ti në Amerikën e Jugut dhe në Gjermani. Aksionet e kompanisë tregtohen në segmentin Prime Standard të bursës së Frankfurtit. Aksionerët themelues të ProCredit Holding AG & Co. KGaA përfshijnë investitorët strategjikë Zeitinger Invest dhe ProCredit Staff Invest (mjeti i investimit për stafin e punonjësve të ProCredit), Dutch DOEN Participaties BV, KfW Development Bank dhe IFC (pjesë e Grupit të Bankës Botërore). Si kompani e grupit të rregulluar sipas Ligjit gjerman për Bankat, ProCredit Holding AG & Co. KGaA mbikëqyret në një nivel të konsoliduar nga Autoriteti Federal Gjerman i Mbikëqyrjes Financiare (Bundesanstalt für Finanzdienstleistungsaufsicht, BaFin) dhe Banka Qendrore Gjermane – Bundesbank. Informacione të mëtejshme do të gjeni në faqen tonë të internetit: www.procredit-holding.com

Deklaratat për të ardhmen

Ky raport përmban deklarata për të ardhmen. Deklaratat për të ardhmen janë deklarata që nuk përshkruajnë ngjarjet e kaluara. Ato përfshijnë deklarata mbi supozimet dhe pritshmëritë e ProCredit Holding si dhe supozimet e rëndësishme themelore. Këto deklarata bazohen në planet, vlerësimet dhe parashikimet që aktualisht janë në dispozicion të Drejtuesve të ProCredit Holding. Për këtë arsye, deklaratat për të ardhmen lidhen vetëm me datën në të cilën ato janë bërë. ProCredit Holding nuk merr përsipër asnjë detyrim për përditësimin e këtyre deklaratave në rastin e paraqitjes së informacioneve të reja apo ngjarjeve të ardhshme. Deklaratat për të ardhmen përfshijnë natyrisht rreziqe dhe pasiguri.

Një numër faktorësh të rëndësishëm mund të kontribuojnë në faktin se rezultatet aktuale mund të ndryshojnë materialisht nga deklaratat për të ardhmen. Këta faktorë mund të përfshijnë ndërprerje të mëdha në Eurozonë, një ndryshim domethënës dhe të rëndësishëm në tregtinë e jashtme ose në politikat monetare, një përkeqësim të marzhit të normës së interesit ose luhatje të mëdha të kursit të këmbimit. Nëse do të ndodh ndonjë nga këta faktorë, atëherë ndikimi mund të shfaqet dhe manifestohet në rritjen e reduktimin e portofolit të kredisë dhe në rritjen e nivelit të kredive që janë më vonesë, dhe duke sjellë kështu një nivel më të ulët rentabiliteti.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0