Gratë sipërmarrëse në rajon: bashkëpunim me produkte të përbashkëta dhe lehtësi për punësimin e të rinjve - Business Magazine Albania

Gratë sipërmarrëse në rajon: bashkëpunim me produkte të përbashkëta dhe lehtësi për punësimin e të rinjve

U zhvillua në Prishtinë takimi i grave sipërmarrëse të rajonit të Ballkanit. Rreth 250 gra sipërmarrëse u bënë pjesë e konferencës rajonale “Fuqizimi i grave ndërmarrëse, ndërtimi i urave dhe thyerja e barrierave”.

Në hotel Emerald morën pjesë sipërmarrëse nga Kosova, SHqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi”.

Linda Shala, nëndrejtore e Dhomës Ekonomike të Gruas Kosovë tha se, “barrën e krizave e kanë mbartur grate, sepse bizneset e vogla janë prekur më shumë”.

Sipas saj, “Teknologjia e Informacionit do të përcaktojë të bërit biznes dhe gratë nevojitet të shfrytëzojnë këto hapësira, instrumetet dhe softwarët e rinj”.

Konferenca i mëshoi nevojës së kurseve për formim, të atyre që deri më tani nuk kanë punuar, por po nisin të angazhohen. Mësimi gjatë gjithë jetës sot është më i domosdoshëm. Kjo është sot shumë më e rëndësshme, pasi studimet po tregojnë se, tashmë kanë nisur të futen në trgun e punës edhe grate, të cilat kanë qenë pasive deri më tani. Ato kanë nevojë për riintegrim, trajnime dhe përshtatje për të shërbyer në vendet e lira të punës”.

Lexo: Mbi 60 aktivitete në Javën e Sipërmarrjes në 4 qytete

Studimet kanë treguar se Kosova do të përballet me një valë më të madhe emigracioni nga 1 janari, pas hapjes së procesit të vizave. Ndërkohë i gjithë rajoni i Ballkanit po e vuan emigracionin dhe mungesën e fuqisë punëtore.

Kryetarja e Dhomës Ekonomike te Gruas në Shëipëri, Antonela Hako, tha se duhet të përforcojmë bashkëpunimin rajonal, duke krijuar paketa të përbashkëta në fushën e turizmit dhe të lehtësojmë më tej procedurat e punësimit të të rinjve.

Një nga sfidat e grave vijon të mbetet aksesi në financë. Gratë zotërojnë vetëm 14% pronavë në Kosovë, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, ndërkohë niveli i depozitave të grave është 14 herë më i ulët se ai i burrave.

Përfaqësuesja e USAID në Kosovë, tha se, “po punohet për disa programe mbështetje dhe më shumë mundësi kreditimi për grate”.

Një pjesë e mire e kohës iu dedikua takimeve mes bizneseve, për të rritur mundësitë e bashkëpunimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0