Mbi 60 aktivitete në Javën e Sipërmarrjes në 4 qytete - Business Magazine Albania

Mbi 60 aktivitete në Javën e Sipërmarrjes në 4 qytete

Java Ndërkombëtare e Sipërmarrjes (GEW Albania) është çelur sot me synim promovimin e  inovacionit dhe kreativitetin të sipërmarrësve.

Në fjalën e hapjes, e cila do të pasojë me një cikël eventesh, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, tha se, “kjo javë do t’u japë mundësinë sipërmarrësve dhe bizneseve të vogla të flasim për mënyrat se si mund të rritet një biznes, se i nëpërmjet inovacionit mund të zhvillohet dhe mund t’i shërbehet ekosistemit ekzistues ekonomik, se si start up-et mund të bashkëveprojnë më mirë me bizneset ekzistuese, si start up-et duhet të krijojnë ide për zhvillimin e atyre sektorëve strategjikë që tashmë Shqipëria ka dhe atyre sektorëve që kanë potencial më të lartë qoftë për zhvillim vendas, qoftë për ndërkombëtarizim. Gjatë kësaj Jave, start up-et do të kenë mundësi të prezantojnë idetë e tyre, publikut të gjerë dhe atyre bizneseve të cilët kanë kapitale për të investuar”.

Gjatë javës së sipërmarrjes (13-19 mëntor) do të zhvillohen mbi 60 evente në Tiranë, Shkodër, Korçë dhe Vlorë.

Sesionet që do të organizohen do të përfshijnë:

  • Aftësim dhe frymëzim nga histori suksesi sipërmarrjesh kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Motivim nga folës dinamik dhe takime me mentorë
  • Programe aftësimi me partnerë të ndryshëm
  • Diskutime me gratë sipërmarrëse, të rinj ambiciozë dhe drejtues biznesesh
  • Diskutime në panele, prezantime dhe raporte të industrive
  • Vizita në biznese dhe takime të dedikuara me drejtues të korporatave të huaja dhe vendase

Përmes aktiviteteve, GEW Albania synon të frymëzojë, motivojë, fuqizojë, lidhë dhe ndajë njohuritë në fushën e sipërmarrjes me studentët, studentët sipërmarrës, mentorët dhe partnerët e biznesit.

“Kjo javë do t’u shërbejë më së miri Qeverisë dhe politikëbërësve, të cilët do të kenë afër të gjithë komunitetin e sipërmarrjes, me synim diskutimin rreth zhvillimit të qëndrueshëm, përmirësimin e klimës së biznesit dhe përmirësimin e standardeve dhe shërbimeve që qeveria ofron për ta”, tha Ibrahimaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0