Partner në këtë nisëm është edhe PNUD që do të ofrojë një fond prej 2.7 milionë lekësh i orientuar për mbështetjen e grave sipërmarrëse që i përkasin komunitetit rom dhe egjiptian. Pra në total fondi për projektin llogaritet në 7.7 milionë lekë.
Lexoni: Çfarë përfitimesh kanë marrë gratë sipërmarrëse në biznes?
Projekti
“Projekti është skicuar për kandidatet me një ide të qartë biznesi, që synon fillimin ose zgjerimin e një biznesi të pavarur të vogël ose shumë të vogël. Kandidatët e përzgjedhur janë të detyruar të marrin pjesë personalisht në të gjitha aktivitetet e Projektit, pasi ata janë drejtpërdrejtë të përfshirë në zhvillimin dhe zbatimin e biznesit të tyre. Secila aplikante mund të marrë pjesë vetëm me një ide biznesi. E drejta për të marrë pjesë në projekt dhe për të pasur akses në asistencën me grante mund të përdoret vetëm një herë në vit,” thuhet në relacionin e projektvendimit që pritet të kalojë për miratim.
Kushtet e financimit
Çdo projekt që kalon fazën e përzgjedhjes do të marrë një financim në kufijtë e 200 mijë deri në 500 mijë lekë. Në rastet kur parashikohet shtesë financimi nga burime të tjera, këto detaje duhet që të përfshihen në planin e biznesit që do të paraqitet për konkurrim. Aplikantet duhet të jenë banore të qytetit të Tiranës dhe përparësi kanë ato që i përkasin grupeve apo komuniteteve si: rom dhe egjiptian, gratë nga zonat rurale të bashkisë, kryefamiljaret, me aftësi të kufizuara si dhe kategoritë e tjera. Llojet e biznesit mund të përkufizohen në biznese rurale, turizëm, teknologji informacion, industri e tekstilit, shërbime, punë artizanale.
Fazat e projektit
Faza e I-rë: Kandidatet e pranueshëm aplikojnë me idenë e tyre bazë për biznes, përmes Formularit të Aplikimit.
Faza e Il-të: Aplikantet e pranuara marrin pjesë në trajnim (10 gjysma dite pune) për aftësi të përgjithshëm biznesi dhe zhvillimin e planit të biznesit dhe vetëm atëherë ata dorëzojnë planet e tyre të biznesit. Planet e biznesit do të jenë një version me i përpunuar i idesë për biznes dhe do të konkurrojnë për mbështetjen e grantit.
Faza e III-të: Fituesit e njoftuar do të firmosin një kontratë 24 mujore për të marrë financimin e grantit dhe mbështetje këshilluese.
Lexoni: Pse femrat ndryshe nga meshkujt pa kuptuar penalizojnë startup-et e tyre?
burimi: Gazeta Dita
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto