Google vjen me një super-kompjuter i cili është 10 mijë vjet më i shpejtë se kompjuteri aktual

Google vjen me një super-kompjuter, i cili është 10 mijë vjet më i shpejtë se kompjuteri aktual


Një raport i studiuesve të Google, i botuar në faqen e internetit të NASA-s, pretendon se procesori i tyre ishte në gjendje të kryente llogaritje prej tre minuta e 20 sekonda, për të cilat kompjuterit klasik Summit do t’i nevojiteshin rreth 10,000 vjet.

Studiuesit thanë se kjo nënkupton “epërsi kuantike”, kur kompjuterët kuantikë kryejnë llogaritjet që më parë ishin të pamundura.

“Ky përshpejtim dramatik mbi të gjitha algoritmet klasike të njohura mundëson realizimin eksperimental të epërsisë kuantike”, thuhet në deklaratë.

Lexoni: Ja si duket zyra kryesore e Google

Ndërsa prototipet e të ashtuquajturve kompjuter kuantikë ekzistojnë, ata mund të kryejnë të njëjtat detyra që kompjuterët klasikë munden, thjesht më shpejt.

Një raport i vitit 2018 nga Boston Consulting Group thotë se ata mund të “shkaktojnë ndryshime të mëdha në fushat e kriptografisë dhe kimisë (materialet në shkencë, bujqësi dhe farmaci), veçanërisht ato që lidhen me inteligjencën artificiale dhe machine learning”.

“Është një moment historik. Hera e parë që dikush ka treguar që kompjuterët kuantikë mund t’i tejkalojnë kompjuterët klasikë në të gjitha aspektet”, tha Steve Brierley, themeluesi i startup-it kuantik “Riverlane dhe këshilltar i teknologjisë kuantike në Qeverinë e Britanisë së Madhe.

Nextbigfuture

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0