Google Trips aplikacioni, që ju vjen në ndihmë gjatë udhëtimeve edhe pa internet - Business Magazine Albania

Google Trips aplikacioni, që ju vjen në ndihmë gjatë udhëtimeve edhe pa internet


U raportua fillimisht para disa muajsh se Google po punonte mbi një aplikacion të ri, që shërbente si organizues gjatë udhëtimeve dhe mund të përdorej edhe pa internet. Kompania e ka lançuar dje zyrtarisht aplikacionin që quhet Google Trips.

Ai është përshkruar si një “guidë udhëzuese e personalizuar” dhe ofron informacione mbi vendet e ndryshme, harta, si dhe rezervime për hotelet dhe restorantet. Aplikacioni i ndihmon përdoruesit të kursejnë më shumë kohë gjatë kërkimeve në internet për tu orientuar dhe për të mësuar më shumë mbi një vend të ri. Ai mund të përdoret edhe pa qenë i lidhur me internetin.

Aplikacioni ofron itinerare për 200 nga qytetet më të vizituara në botë, duke përfshirë vendet dhe monumentet e rëndësishme kulturore. Google Trips mund ta shkarkoni falas në iOS dhe Android.

 

burimi: krokodili.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0