Google po teston një mjet I.A që mund të shkruajë artikuj lajmesh

Google po teston një mjet I.A që mund të shkruajë artikuj lajmesh

Sipas një raporti të ri nga The New York Times, Google po teston një mjet që përdor inteligjencën artificiale për të shkruar lajme dhe tashmë ka filluar të prezantojë këtë mjet në disa publikime, duke përfshirë The New York Times, The Washington Post dhe pronarin e Wall Street Journal, News Corp.

Ky mjet, i quajtur me kodin “Genesis” në brendësi, mund të marrë informacion dhe më pas të gjenerojë tekst lajmesh. Raportohet se Google beson se ky mjet mund të shërbejë si një ndihmës personal për gazetarët duke automatizuar disa detyra për të liruar kohë për të tjera.

The New York Times raporton se disa ekzekutivë që kanë parë këtë mjet janë ndjerë të “trembur”, duke vënë re që mjeti dukej se injoronte përpjekjen për prodhimin e lajmeve të sakta.

“Në partneritet me botuesit e lajmeve, sidomos atyre më të vegjël, jemi në fazat më të hershme të eksplorimit të ideve për të ofruar mjetet ndihmëse nga AI për të asistuar gazetarët në punën e tyre,” tha një përfaqësues i Google në një deklaratë për TechCrunch.

Lexo:Përse disa shqiptarë duhet të kthehen në vend përtej vështirësive që Shqipëria ka?!

“Për shembull, mjetet AI mund të ndihmojnë gazetarët me opsione për titujt ose stilet e shkrimit të ndryshme,” shtoi përfaqësuesi. “Qëllimi ynë është të japim gazetarëve mundësinë të përdorin këto teknologji  në mënyrë që të përmirësojnë punën dhe produktivitetin e tyre, ashtu si po bëjmë mjetet ndihmuese të disponueshme për njerëzit në Gmail dhe Google Docs. Thjesht, këto mjetet nuk synojnë dhe nuk mund të zëvendësojnë rolin jetik që gazetarët kanë në raportim, krijim dhe verifikimin e artikujve të tyre.”

Ky raport vjen në një kohë kur disa organizata lajmesh, duke përfshirë NPR dhe Insider, kanë njoftuar punonjësit se kanë në plan të eksplorojnë mënyrat e përdorimit të përgjegjshëm të AI në redaksitë e tyre.

Disa organizata lajmesh, si The Associated Press, kanë përdorur këtë teknologji për të krijuar artikuj për gjëra të tilla si fitimet e korporatave, por këto lajme përfaqësojnë një pjesë të vogël të artikujve të organizatës në përgjithësi, të cilët shkruhen nga gazetarët.Mjeti i ri i Google pritet të shkaktojë ankth, pasi artikujt e gjeneruar nga AI,  nuk janë verifikuar për faktet ose redaktuar plotësisht, kanë potencialin për të shpërndarë keq informim.

Në fillim të këtij viti, faqja amerikane e medias CNET filloi të prodhojë artikuj përmes inteligjencës artificiale gjeneruese, por kjo këmbëngulje u kthye kundër tyre. CNET u detyrua të bënte korrigjime për më shumë se gjysmën e artikujve të gjeneruar nga AI. Disa nga këto artikuj kishin gabime faktografike, ndërsa të tjerë mund të kishin material i kopjuar. Tani disa prej artikujve të faqes kanë një shënim të redaktorit që lexohet, “Një version më i hershëm i këtij artikulli u ndihmua nga një mjet AI. Ky version është përditësuar substancialisht nga një shkrimtar i stafit.”

 

TECHCRUNCH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0