Google humbet apelin kundër gjobës rekord prej 4 miliardë dollarësh - Business Magazine Albania

Google humbet apelin kundër gjobës rekord prej 4 miliardë dollarësh

Google humbet apelin kundër gjobës rekord prej 4 miliardë dollarësh

Njësia e gjigantit amerikan të teknologjisë Alphabet kishte apeluar vendimin e dhënë nga një gjykatë e mëparshme. Por vendimi u la në fuqi nga gjykata e dytë më e lartë në Evropë dhe gjoba u reduktua në mënyrë modeste nga 4.34 miliardë euro në 4.125 miliardë dollarë.

Kjo konsiderohet një gjobë rekord e vendosur ndonjëherë. Komisioni Evropian ka vendosur një total prej 8.25 miliardë eurosh gjoba antitrust për motorin më të njohur të kërkimit në internet në botë në tre hetime që shtrihen më shumë se një dekadë.

Komisioni Evropian ka vendosur një gjobë antitrust prej 8.25 miliardë eurosh për motorin më të njohur të kërkimit në internet në botë në tre hetime që shtrihen më shumë se një dekadë.

“Gjykata e Përgjithshme konfirmon vendimin e Komisionit që Google vendosi kufizime të paligjshme ndaj prodhuesve të pajisjeve mobile Android dhe operatorëve të rrjetit celular, me qëllim që të konsolidojë pozitën dominuese të motorit të saj të kërkimit”, tha gjykata.

Më pas shtoi: “Për të pasqyruar më mirë peshën dhe kohëzgjatjen e shkeljes, Gjykata e Përgjithshme e konsideron të përshtatshme megjithatë të vendosë një gjobë prej 4.125 miliardë eurosh për Google, arsyetimi i të cilit ndryshon në disa aspekte nga ai i Komisionit.”

Google, e cila mund të apelojë për çështjet e ligjit në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së, më e larta në Evropë, shprehu zhgënjimin e saj.

“Ne jemi të zhgënjyer që Gjykata nuk e anuloi vendimin. Android ka krijuar më shumë zgjedhje për të gjithë, jo më pak, dhe mbështet mijëra biznese të suksesshme në Evropë dhe në mbarë botën,” tha një zëdhënës.finance

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0