Gjigandi i kërkimit sapo njoftoi një mjet të ri të Backup dhe Sync, e cila do t’u japë përdoruesve të përditshëm mundësinë për të ruajtur të gjitha dosjet dhe fotot në kompjuterët e tyre në Google Drive.
Ajo do të bëjë menaxhimin e skedarëve në cloud për një përvojë më të mirë për përdoruesit. Në vend që të krijoni dosje krejtësisht të reja, ky mjet do të rikrijojë sistemin tuaj të dosjeve në Drive.
Google thotë se e ka krijuar këtë mjet duke patur në mendje përdoruesit e Drive, kështu që kjo nuk është domosdoshmërisht e ndërtuar për sistemet komplekse që bizneset kanë tendencë të përdorin. Në vend të kësaj, do t’u japë përdoruesve individual një mënyrë më të lehtë për të ruajtur dosjet e tyre.
Ky mjet i ri ju lejon që të zgjidhni dosjet në kompjuterin tuaj për t’u ruajtur në Drive. Nëse nuk paguani për ruajtje shtesë dhe keni një ton me skedarë në tavolinën e punës, ju mund të përdorni hapësirën prej 15 GB të ofruar në llogaritë falas, por gjithnjë mund të paguani për më shumë hapësirë ruajtje.
Google do ta lançoë këtë tipar të ri më 28 Qershor ndërsa të regjistruarit në klasën e biznesit ‘G Suite’ do ta përfitojnë këtë funksionalitet më vonë këtë vit.
Burimi: mashable.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.