Google do të lejojë Spotify të ofrojë faturimin e tij në Android - Business Magazine Albania

Google do të lejojë Spotify të ofrojë faturimin e tij në Android

faturimin

Google dhe Spotify thonë se një version i ardhshëm i aplikacionit Spotify do t’i lejojë përdoruesit të regjistrohen brenda aplikacionit për të paguar Spotify drejtpërdrejt për një abonim. Sistemi alternativ i faturimit i Spotify do të ofrohet përveç pagesave të Google Play, thanë kompanitë.

Aksionet e Spotify u rritën me rreth 4.5% në tregtimi pas lajmit. Ky hap lejon sistemet e faturimit të palëve të treta brenda aplikacioneve, në fokus të rregullatorëve në mbarë botën.

Lexoni: Facebook, Spotify dhe Epic Games qortojnë Apple për tarifën e App Store

Historikisht, në Google Play, si dhe në App Store të Apple, zhvilluesit nuk mund të kërkojnë numrat e kartave të kreditit drejtpërdrejt nga klientët e tyre për t’i faturuar ata për mallra ose shërbime digjitale. Në vend të kësaj, ata duhet t’i faturojnë përdoruesit përmes sistemit të Google, i cili merr të paktën 15% deri në 30% të shitjeve totale.

Njoftimi i Google e quan lëvizjen “pilote” dhe nuk ofron një afat kohor për zbatimin e gjerë ose nuk specifikon se cilat vende do të marrin së pari funksionin. Njoftimi tregoi që vetëm një “numër i vogël” krijuesish aplikacionesh do të lejohen të ofrojnë faturimin e tyre, si fillim.

Spotify do të vazhdojë t’i paguajë një tarifë Google për pagesat që përpunon vetë, konfirmoi Google. Google tha se do të “ndërtohet mbi” një politikë që prezantoi në Korenë e Jugut, ku vazhdon të marrë një tarifë prej 11% për blerjet e abonimit të bëra përmes faturimit alternativ, i cili u bë i kërkuar nga një ligj i fundit i miratuar në vend.

Lëvizja ushtron gjithashtu presion mbi Apple, e cila është e vendosur kundër faturimit të palëve të treta në iPhone App Store për mallrat digjitale dhe argumenton se App Store e saj konkurron me Google Play, veçanërisht kur bëhet fjalë për kushtet dhe tarifat e shpërndarjes së aplikacioneve.

Apple ka luftuar kundër një padie, që aktualisht po apelohet, nga Epic Games. Nëse zhvilluesi mund të ofrojë faturim alternativ në SHBA. Apple ende nuk ka diskutuar publikisht se si do të trajtojë faturimin alternativ në Kore dhe po gjobitet me miliona euro në Hollandë për shkak të qasjes së saj ndaj rregullimit të faturimit të aplikacioneve atje.

Lexoni: Epic Games i kërkon gjykatës të ndalojë “hakmarrjen” e Apple

Spotify është një nga kompanitë më të rëndësishme që kritikon publikisht Apple dhe politikat e saj të App Store që marrin një pjesë të abonimeve të përsëritura. Ajo ka paraqitur ankesa në Bashkimin Europian dhe, vitin e kaluar, një zyrtar i Spotify i tha Kongresit se tarifat që i paguan Apple janë të padrejta, sepse Apple nuk paguan të njëjtat tarifa për shërbimin e vet Apple Music.

/cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0