Facebook, Spotify dhe Epic Games qortojnë Apple për tarifën e App Store

Facebook, Spotify dhe Epic Games qortojnë Apple për tarifën e App Store

App Store

Facebook është kompania më e fundit e teknologjisë, që ka kritikuar Apple për marrjen e 30% të transaksionit, gjatë blerjeve të aplikacioneve. Facebook i bashkohet kështu Spotify-t, Tinder-it dhe Epic Games, që kritikojnë Apple për politika të padrejta dhe antikonkurruese të Apple Store, e cila është një “shakedown” i konkurrentëve.

Lexoni: Apple dhe Google përjashtojnë lojën Fortnite, përdoruesit nuk mund ta instalojnë

FAKTET KRYESORE

Apple merr 30% nga të gjitha blerjet e aplikacioneve. Për më tepër, kompania kërkon që zhvilluesit të përdorin sistemet e pagesave të Apple në mënyrë që të vendosë edhe një tarifë për blerjet dhe abonimet brenda aplikacionit.

Facebook tha se i kërkoi Apple të zvogëlojë tarifën 30%, duke i lejuar bizneset e vogla të tarifojnë përdoruesit për eventet online në Facebook, por Apple “hodhi poshtë” kërkesën e tyre. Si rezultat bizneset e vogla do të paguhen vetëm 70% nga transaksionet në iPhone, tha kompania.

Qortimi i Facebook vjen një ditë pasi pronari i Fortnite, Epic Games paditi Apple dhe Google mbi tarifën 30% dhe nisi një sulm kundër gjigandëve të teknologjisë me hashtagun #FreeFortnite, duke argumentuar se “taksat” i detyrojnë kompanitë të rrisin çmimet, në mënyrë që të paguajnë për tarifën.

Shërbimi i transmetimit të muzikës Spotifty, vitin e kaluar paraqiti një ankesë në Komisionin Antitrust të Bashkimit Evropian për atë që e quajti “Taksa e Apple”.  Spotify argumentoi se nuk mund të konkurrojë me Apple Music – i cili nuk i nënshtrohet tarifës – ndërkohë që Spotify-t i duhet të ngrejë çmimet për të mbuluar tarifën.

Megjithëse Airbnb dhe ClassPass normalisht nuk duhet të paguajnë tarifën sepse ajo nuk vlen për shërbime fizike jashtë aplikacioneve të tyre, ata duhet të paguanin kur filluan të ofrojnë klasa virtuale dhe seanca informacioni gjatë pandemisë, sipas New York Times, duke tërhequr ankesa nga të dyja kompanitë.

Në qershor, themeluesi i Basecamp, David Heinemeier Hansson e quajti tarifën e Apple një “shakedown” pasi aplikacioni i postës elektronike të kompanisë u refuzua nga App Store sepse përdori një sistem pagese të ndryshme. Ai shtoi se “sjellja abuzive e Apple me App Store ka qenë një sekret i hapur në komunitetin e zhvilluesve për vite me rradhë. ”

KRITIKAT

Apple nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga Forbes, por CEO Tim Cook mbrojti praktikat e App Store në një seancë të Komitetit të Antitrust, muajin e kaluar. “Për shumicën dërrmuese të aplikacioneve në App Store, zhvilluesit mbajnë 100% të parave që fitojnë,” tha ai. “Komisionet janë të krahasueshme -me ose më të ulëta se- komisionet e ngarkuara nga shumica e konkurrentëve tanë. Dhe ato janë shumë më të ulëta se 50-70% që paguanin zhvilluesit e softuerëve për të shpërndarë punën e tyre përpara se ne të lançonim App Store”.

SFONDI

Republikani Jerrold Nadler e pyeti Cook gjatë seancës, nëse Apple vazhdoi të tarifojë kompanitë me një tarifë prej 30% pasi ato transferuan shërbimet e tyre online gjatë pandemisë, për t’i sjellë  Apple-t “përfitime të pandemisë”. Cook u përgjigj duke thënë se kompania e tyre “nuk do ta bënte kurrëb këtë” dhe pranoi se po punonin për të gjetur një zgjidhje. Por siç tha Cook, tarifa vlen për të gjithë zhvilluesit dhe aplikacionet në mënyrë të barabartë. E-mailet e prezantuara gjatë seancës dëgjimore treguan se Apple ofroi të ulë tarifën e saj në mënyrë që të marrë Amazon Prime Video në pajisjet e 2017-s.

Google gjithashtu tarifon me 30% aplikacionet në Google Play Store, por pjesa më e madhe e fokusit ka qenë tek Apple, i cili zakonisht është më fitimprurës për zhvilluesit sesa Google.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0