Apple ka hequr nga “App Store” lojën Fortnite, duke iu ndaluar lojtarëve të saj instalimin e një prej lojërave më të njohura, shkruan Epic Games.
Ky vendim erdhi pasi një përditësim i Fortnite, i lejonte përdoruesve që ta blinin atë direkt nga Epic Games, që është krijuesi i lojës, duke anashkaluar në këtë mënyrë Apple.
Sipas Tech Crunch, disa orë më vonë edhe Google e hoqi aplikacionin nga “Google Play Store”. Megjithatë loja vazhdon të përdoret në celularët Android.
Mirëpo në iOS, vetëm “App Store” mund të legjitimojë aplikacionet e shkarkuara. Apple ka deklaruar se Epic ka shkelur udhëzimet e App Store. Këto udhëzime dënojnë çdo sistem pagese ndryshe nga ai i Apple-t dhe ka qenë një subjekt i madh diskutimi mes zhvilluesve të aplikacioneve dhe kompanisë Apple.
Lexoni: Xiaomi prezanton televizorin e parë transparent
Ishte Apple që dëboi lojën e para nga App Store ndërsa Epic ju kundërpërgjigj me një padi. Të njëjtën gjë bëri edhe Google, i cili po ashtu u padit nga Epic. Njësoj si Apple, Google kërkon që lojërat të përdorin sistemin e pagesave të Google Play për blerjet brenda aplikacioneve.
Edhe pse rregullat janë më pak të shtrënguara në Google Play, kur bëhet fjalë për lojërat, Google nuk toleron aspak. Sistemi i Google merr 30% të transaksionit, po aq sa edhe Apple.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto