Google do të bëjë shkarkime nga puna në softuerin Waze -

Google do të bëjë shkarkime nga puna në softuerin Waze

waze

Google po pushon nga puna punonjës nga Waze-i, raportoi CNBC

Kompania po e zhvendos softuerin në sistemin e reklamave të Google dhe ky ndryshim do të nënkuptojë shkurtimet pune në “shitje, marketing, operacione dhe analitikë”, sipas një e-maili të Chris Phillips, zëvendës-presidentit dhe menaxherit të përgjithshëm të njësisë Geo të Google.

Lexo edhe: Si mund ta mbroni me fjalëkalim historinë tuaj të kërkimit në Google?

Aty nuk u bë i ditur numri i punëtorëve që do të shkarkoheshin nga aplikacioni, që ka më shumë se 500 punonjës, sipas CNBC.

Waze konfirmoi pushimet nga puna në një deklaratë për The Verge.

“Google mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj rritjes së markës unike , aplikacionit të saj të dashur dhe komunitetit të saj të lulëzuar të vullnetarëve dhe përdoruesve”, tha në deklaratë Caroline Bourdeau, liderja e PR-it në Waze.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0