Google Chrome së shpejti do të vijë me një ide që pritet të ndryshojë botën e internetit - Business Magazine Albania

Google Chrome së shpejti do të vijë me një ide që pritet të ndryshojë botën e internetit


Ekipi pas Google Chrome, shfletuesi më i popullarizuar në botë, po konsideron një ide që do të ndryshonte mënyrën se si ne të gjithë e përdorim internetin, sipas një raporti të ri nga Wired.

Sa herë që hapni shfletuesin tuaj të internetit për të vizituar një faqe interneti sot, ose kërkoni emrin e faqes në një motorr kërkimi si Google, ose ju shkruani një adresë të veçantë, ose URL, në shfletues.

Lexoni: Versioni më i fundit i Chrome mundëson shkarkimin e faqeve për lexim offline

Mund të jetë e thjeshtë që të kërkoni nëse kujtoni disa URL, apo dhe duke shtuar një “.com” në shumicën e emrave të biznesit, por kjo nuk është gjëja më ideale. Disa faqe tani kanë domain-e të ndryshme si “.biz” ose “.info” dhe duke qenë se shumica e njerëzve përdorin smartphone-ët ndërsa kërkojnë, zakonisht nuk mund të shohin URL-në e plotë dhe në këtë mënyrë është mjaft e thjeshtë për kriminelët kibernetikë të mashtrojnë njerëzit të mendojnë se ata ndodhen në një faqe interneti të besuar.

Për këto arsye dhe të tjera, ekipi i Google Chrome mendon se është koha për të dalë me një zgjidhje më të mirë.

“URL-të janë të vështirë për t’u lexuar dhe është e vështirë të dihet se cila pjesë e tyre duhet të besohet dhe në përgjithësi nuk mendoj se ato po funksionojnë si një mënyrë e mirë për të përcjellë identitetin e faqes,” u shpreh Adrienne Porter Felt inxhiniere pranë Google Chrome.

“Pra, ne duam të lëvizim drejt një mënyre ku identiteti është i kuptueshëm nga të gjithë – ata e dinë se me kë po flasin kur përdorin një faqe interneti dhe mund të arsyetojnë nëse mund t’i besojnë apo jo. Ne duam të sfidojmë se si duhet të shfaqet URL-ja dhe po gjejmë mënyrën e duhur për të përcjellë identitetin.”

Lexoni: CEO i Google shprehet se “inteligjenca artificiale është si zjarri”

Ekipi i Google Chrome ende nuk ka bërë publike një zgjidhje për URL-të, pasi akoma janë duke punuar për zgjidhjen ideale. Sipas Wired do të jetë më i sigurtë se konfigurimi aktual dhe më i përshtatshëm për njerëzit që t’i mbajnë mend.

Adrienne Porter Felt tha se ekipi i saj “do të jetë më i gatshëm të flasë publikisht për idetë e veta këtë vjeshtë ose në pranverë.”

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0