Google AdWords - Si mund të përdoret për të sjellë më shumë vizitorë në website-in tuaj? - Business Magazine Albania

Google AdWords – Si mund të përdoret për të sjellë më shumë vizitorë në website-in tuaj?


Blerësit e makinave sot bëjnë vetëm dy vizita në dyqane, gjatë kërkimit për makinën e ëndrrave të tyre. Kjo për arsye se njerëzit në ditët e sotme kërkojnë online modele dhe çmime të ndryshme, si dhe marrin këshilla në kohë reale përpara se të vizitojnë një dyqan fizik. Kompania Nissan UK e pa këtë si një mundësi dhe e transformoi strategjinë e saj të marketingut, duke përdorur Google AdWords për të çuar përpara biznesin. Duke përdorur të dhënat e marra nga vizitat në dyqane, ata mundën të shohin se cilat fushata dhe fjalë kyçe të kërkimit po nxisnin njerëzit drejt markës së tyre.

Blerja e një makine të re është një nga vendimet më të rëndësishme. Është si një zbulim më vete. Në fillim të këtij udhëtimi, njerëzit kërkojnë. Ata shkojnë të blejnë duke patur një ide të qartë të makinës që duan.

Ne e dimë që tani njerëzit kanë më shumë besim në kërkimet online, por ata akoma drejtohen tek shitësit për një mendim të dytë.

Ajo që AdWords bën të mundur është që të jemi në vendin e duhur. Ne tashmë jemi në gjendje të gjurmojmë blerjet e konsumatorëve tanë.

Lexoni: Çfarë duhet të dini për Google AdWords dhe Google Analytics?

Gjëja më e rëndësishme është gjetja e personave të duhur në momentin e duhur.

Në pajisjet celulare kemi parë një konvertim prej 6.04% nga klikime në vizita në dyqane dhe një kthim nga investimi (ROI) prej 25 paundësh. Nëse punon me AdWords, mund të analizosh se cilat janë ato fjalë kyçe që po i nxisin njerëzit drejt blerjeve.

Kjo është mundësia e kompanisë për të realizuar shitje sa më të suksesshme.

Klientët kalojnë në disa faza para se të finalizojnë blerjen. Është me të vërtetë e rëndësishme që sapo ata të shkojnë në dyqan, ne t’u japim pikërisht atë që u nevojitet.

Lexoni: Eksperienca e të blerit të makinave

Për herë të parë, kjo na ka dhënë një lidhje të prekshme midis kërkimeve online dhe atyre në dyqane fizike dhe e gjitha kjo falë Google AdWords.

Tani jemi në gjendje të zbulojmë se nëse dikush na ka kërkuar online dhe më pas ka ardhur për të blerë një makinë në dyqan.

Ju mund të përdorni reklamimin online për të sjellë përdoruesit e targetuar në website-in tuaj, por së pari duhet të kuptoni bazën e Google AdWords. Në trajnimin e organizuar në datat 26 – 28 Shtator nga kompania Mindset 3 Consulting, ju do të mësoni në lidhje me reklamimin PPC (pay-per-click) dhe më pas t’i përdorni këto njohuri për të promovuar online produktet dhe shërbimet tuaja. Për më shumë informacion ju lutem vizitoni: http://www.mindset3consulting.com/training/

https://www.youtube.com/watch?v=Xl8_qgaNl_E

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0