Gjumi i parehatshëm gjatë udhëtimeve në dhomat e hotelit? Ja përse! - Business Magazine Albania

Gjumi i parehatshëm gjatë udhëtimeve në dhomat e hotelit? Ja përse!


Udhëtimet e biznesit duken kaq fantastike. Derisa ndodh rregullisht, ato janë. Më pas shumё shpejt kupton se disa dhoma hoteli nuk kanë një aromë të këndshme.

Në disa hotele, mund të dëgjosh njerëzit në derën ngjitur. Shërbimi në dhomë shpeshherë mund të sjellë ushqim të vakët ose fare të ftohtë.

Jastëkët janë shumë të butë ose shumë të ftohtë. Dhoma mund të mos ketë qenë e pastruar mё parё. Dhe më e keqja është kur nuk arrin të të zërë gjumi.

Përfundon duke dërguar emaile, duke patur takime imagjinare ose duke luajtur një video game.

Shkencëtarët tani mendojnë se e kanë përgjigjien.

Kërkimet nga Universiteti Brown sugjerojnë se kur flejmë në një vend të ri, gjysma e trurit tonë nuk mund të pushojë. Ajo e mban ndërgjiegjen tonë në gatishmëri për rreziqe potenciale si fluturim dronësh në dritaren tonë ose njerëz të çuditshëm që trokasin në dhomë duke na ofruar shërbime të dyshimta.

Teknikisht, është një zonë e hemisferës së majtë të trurit e cila nuk “fiket”.

Hemisfera e majtë kontrollon anën e djathtë të trupit tënd. Në këtë kërkim, kur shkencëtarët bënin zhurma në veshin e djathtё tё pjesëmarrësve në studim ndërsa flinin, ata zgjoheshin më shpesh se sa kur bënin zhurma nga veshi i majtë i tyre.

Kërkuesit gjithsesi, pranojnë se nuk i kanë ende të gjitha përgjigjiet. Ata ishin të aftë të masnin fazën e parë të ngadaltë të gjumit.

Çfarë ndodh më pas gjatë natës është ende e panjohur. Mund të ndodhë që hemisfera e djathtë fiket. Mund të ndodhë që të dyja hemisferat të fiken.

Nuk jemi të vetmit që e kemi këtë zonë aktive të trurit që na mban në gatishmëri ndërsa mundohemi të flemë. Gjitarët ujorë gjithashtu e kanë këtë dhe shkencëtarët mendojnë se ata duhet të zgjohen për ajër në mënyrë të rastësishme.

Pavarësisht se ky kërkim është befasues, lind pyetja nëse ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në gjumin tonë në vende të panjohura. Në fakt, rregullimi i temperaturës së dhomës është shumë e rëndësishme kur vjen fjala për gjumin.

Sigursisht se në disa raste je aq i/ e lodhur sa nuk të intereson se në çfarë lloj hoteli je. Futesh në dhomë, heq rrobat, i lan nëse ke mundësi, i fik të gjitha pasjisjet elektronike dhe bie të flesh.

 

/Publikuar më parë nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0